Politika 23 October 2025, 17:47 Nga VNA

Sadushi nuk u ftua në betimin e magjistratëve të rinj. Thellohet kriza mes institucioneve të drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Sadushi nuk u ftua në betimin e magjistratëve të rinj. Thellohet

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar sot 42 magjistratë të rinj, të cilët u betuan në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e “Polisit të Lirisë”. Me këtë akt, sistemi gjyqësor shqiptar u pasurua me një brez të ri profesionistësh që pritet të mbartin përgjegjësinë për zbatimin e ligjit dhe për forcimin e besimit të qytetarëve te drejtësia. Sipas vendimit të KLGJ, shpërndarja e magjistratëve të rinj është bërë në 11 gjykata të juridiksionit të përgjithshëm. Numrin më të lartë të emërimeve e kanë marrë Gjykata Administrative e Lushnjës, si edhe gjykatat e shkallës së parë në Elbasan dhe Fier, me nga 7 gjyqtarë secila.

Në këtë ceremoni, ra në sy mungesa e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili nuk ishte i pranishëm pasi nuk ishte i ftuar. Përmes një reagimi të shpërndarë me shkrim, Sadushi përcolli urimin e tij për magjistratët e rinj, duke theksuar: “Në këtë ditë të shënuar për karrierën tuaj dhe për sistemin e drejtësisë, ju uroj suksese, përkushtim dhe ndershmëri në misionin që nisni. Edhe pse sot nuk kam qenë i ftuar mes jush, ndjej të njëjtin gëzim e respekt për këtë moment solemn që shënon fillimin e një përgjegjësie të madhe ndaj ligjit dhe qytetarëve. Uroj që në të ardhmen, ngjarje të tilla të rëndësishme të pasqyrojnë gjithmonë pjekurinë, bashkërendimin dhe respektin që i detyrohemi drejtësisë.”

Fakti që kreu i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës nuk u ftua në një ceremoni që lidhet drejtpërdrejt me sistemin që ai përfaqëson, është një tregues i qartë i krizës së bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë. Kjo mungesë komunikimi institucional, e manifestuar tashmë në disa raste, duket se po thellon përçarjet në nivelet më të larta të sistemit gjyqësor.

Ceremonia e sotme, që duhej të ishte një ditë gëzimi dhe shprese për drejtësinë shqiptare, u kthye në një tjetër dëshmi të mungesës së harmonisë mes institucioneve. Në vend që të simbolizonte unitetin e tyre përkrah brezit të ri të gjyqtarëve, ajo nxori në pah ndarjet e brendshme që po zgjerojnë hendekun mes atyre që duhet të garantojnë drejtësinë në Shqipëri.

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme