Politika 17 September 2025, 18:53 Nga VNA

Sa herë duhet të zgjidhet deputete Mesila që PD ta kuptojë që është në listë për një mandat qyl?

Ndaje në Whatsapp
Sa herë duhet të zgjidhet deputete Mesila që PD ta kuptojë

I mbani mend primaret? Procesin që do zgjidhte kandidaturat për deputetë të PD? Tashmë që ka kaluar kohë jo të gjithë e kujtojnë debatin e madh që u bë në PD, emrat në listën e mbyllur dhe degradimin e procesit të primareve që u trumbetua me të madhe nga Sali Berisha. Një nga turpet më të mëdha të këtij procesi ishte lista e Tiranës, mbushur tej e tej me emra pa ndonjë peshë por ku mbizotëronin emrat e partive aleate. Partia Lirisë, Republikane apo dhe PDIU, e cila futi në listën e mbyllur të PD-së së Tiranës Mesila Dodën. Që jo më larg se sot ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë prej grupeve parlamentare të opozitës, por të qëndrojë si e pavarur.

Thënë ndryshe e pavarur nga opozita dhe e varur tek ndonjë interes tjetër më i madh se të qenurit në opozitë. Të kësaj opozite që sakrifikoi fituesit e primareve të saj për t’i bërë vend kandidates së Shpëtim Idrizit. Partia e të cilit, me të në krye, mori në Tiranë plot 1786 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Duke vendosur Mesilën e pavarur, Sali Berisha la jashtë listës së sigurt Ilir Alimehmetin, Jorida Tabakun apo Hysen Kadiun. Fituesin e primareve që sot, teksa sheh Mesila Dodën të vetëshpallur deputete të pavarur, mund të pyesë me të drejtë: sa herë i duhet PD-së të zgjedhë Mesilën deputete në listë të mbyllur që të kuptojë se mandati i saj i kaluar dhe ky i tanishmi janë thjesht pjesë e një pazari të vogël politik?

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme