Politika 2 February 2026, 09:02 Nga VNA

Rrogat e gjyqtarëve/ Rama kërcënon Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Rrogat e gjyqtarëve/ Rama kërcënon Gjykatën Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së disa gjyqtarëve për rritje pagash, duke e cilësuar atë absurde dhe një përpjekje për t’u imponuar mbi pushtetet e tjera. Në një video live në Facebook, Rama tha se gjyqtarët sot “janë vetë zot dhe vetë shkop” dhe se arsyetimi i tyre lë shumë për të dëshiruar.

Ai theksoi se pagat aktuale të gjyqtarëve në Shqipëri janë të barabarta me ato në Greqi dhe më të larta se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa reforma në drejtësi i ka garantuar tashmë paga të larta dhe pavarësi vendimmarrjeje. Sipas Ramës, kërkesa për rritje nga 1800 deri në 3000 euro është e pajustifikueshme.

Kryeministri sqaroi se SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative, gjë që ai e vlerësoi pozitivisht. Në fund, Rama shprehu shpresën që Gjykata Kushtetuese të mos e miratojë kërkesën, duke e quajtur një “njollë turpi” për vendin.

Deklarata 

GJK publikoi para pak ditësh regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish edhe ato me probleme ligjore, kërkuan nga GJK që tju rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrimin të publikuar nga seanca, ndihesh në vështirësi të madhe duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, ndërkohë që filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me GJK lë tejet për të dëshiruar. Këtu nuk është çështje personash. Në Shqipëri pagat e gjykatësve sot sic janë, janë të njëjta me pagat e gjykatësve në Greqi dhe janë dyfish më të larta sesa pagat e gjykatësve në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

I ngritën mbi presidentin dhe mbi gjithë të tjerët për ti dhënë një sinjal të vullnetit për të pasur jo vetëm një drejtësi të pavarur, por edhe gjykatës që të ndihen të respektuar, duke marrë paga super, ky thotë ta bëjmë tani përgjithmonë. Pra Shqipëria të mbetet i vetmi vend përjetësisht ku gjykatësit të marrin paga më të larta se të tjerët, mbi presidentin. Çfarë kërkojnë gjykatësit? 1800 euro rritje për gjyqtarin e shkallës së parë, 2000 euro rritje për gjyqtarin e Apelit dhe rreth 3000 mijë euro rritje për gjykatësit e SPAK-ut, plus BKH. Duhet thënë në fakt që SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt. Këtu jemi. Jemi në një situatë kur gjykatësit duan të imponohen mbi parlamentin, mbi qeverinë dhe dy pushtetet e tjera dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre.

Gjykata Kushtetuese mos t’ia lërë këtë njollë të madhe turpi Shqipërisë dhe të mos na bëjë të kërkojmë ilaçe të tjera. 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme