Politika 12 December 2025, 16:36 Nga VNA

Rritet numri i përleshjeve mes të rinjve, ministret merren me kioska dhe festa

Ndaje në Whatsapp

Rritet numri i përleshjeve mes të rinjve, ministret merren me kioska

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, duket se i ka përparësi postimet festive, ndërsa brenda një muaji një adoleshent ka ndërruar jetë dhe disa të tjerë janë plagosur. Përleshja mes nxënësve të Gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër sot mund të kishte përfunduar në tragjedi. Fatmirësisht, konflikti përfundoi me tre të plagosur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Zonja Kumbaro pas gjithë këtyre ngjarjeve nuk ka dhënë asnjë reagim publik ndersa mes postimeve festive që ajo ka nisur më herët se duhet, duket krejt jashtë realitetit edhe tryeza për “mbrojtjen e fëmijëve online” e zhvilluar më 9 dhjetor, një aktivitet që nuk ka prodhuar asnjë rezultat të prekshëm, sidomos kur shumë prej konflikteve mes të rinjve nisin pikërisht në rrjetet sociale, si TikTok, të cilin qeveria u nis ta mbyllte por dështoi.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, në vend që të merret seriozisht me valën e përplasjeve të dhunshme mes të miturve, vazhdon të fokusohet te çështje të dorës së dytë, si kioskat pa leje apo monopatinat. Edhe platforma që premtonte vendosjen e oficerëve të sigurisë në shkolla, që do të mbronin nxënësit nga dhuna dhe rreziqet online, mbeti thjesht një deklaratë për mediat.

Në vend që të adresojë këtë situatë alarmante, qeveria duket e ngecur tek propaganda, me premtime që funksionojnë vetëm për postimin e radhës në rrjetet sociale, jo për parandalimin e një fenomeni që po u merr jetën e të rinjve.

Ngjarjet nuk janë të izoluara dhe as të papritura, ato shfaqin një model të qartë, të cilin institucionet duket se refuzojnë ta shohin.

Vetëm disa ditë më parë, në Durrës, humbi jetën 15-vjeçari Erjon Boba pas një konflikti mes adoleshentësh. Në tetor, në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, dy të mitur u plagosën gjatë një sherri mes bashkëmoshatarësh. Ndërkohë, ende s’ka kaluar një vit nga rasti i Martin Canit, i cili humbi jetën pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Kështu, në kushtet e përgjumjes institucionale dhe neglizhencës politike, shkollat që duhet të jenë shembuj të dijes, edukimit dhe sigurisë, po shndërrohen në skena dhune mes të rinjve. Shpresojmë që institucionet të zgjohen përpara se të vijë kronika e radhës.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme