Politika 4 March 2026, 13:15 Nga VNA

Rregullorja e Kuvendit/ Bardhi kundër draftit të ri: Ndryshimet pa konsensus cenojnë demokracinë parlamentare

Ndaje në Whatsapp

Rregullorja e Kuvendit/ Bardhi kundër draftit të ri: Ndryshimet pa

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit nga PS të draftit të ri për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, nismë që vjen pas rrëzimit të variantit të mëparshëm nga Gjykata Kushtetuese.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson iniciativën e mazhorancës si të njëanshme dhe provokuese, duke theksuar se rregullat e funksionimit të Kuvendit nuk mund të ndryshohen vetëm me vullnetin e shumicës. Sipas tij, imponimi i rregullave nga njëra palë përbën “dhunë të shumicës ndaj pakicës” dhe cenon bashkëjetesën demokratike brenda institucionit ligjvënës.

Ai argumenton se qasja e ndjekur nga mazhoranca rrezikon të bllokojë funksionimin normal të Kuvendit dhe të pengojë opozitën në ushtrimin e rolit të saj kushtetues. Bardhi thekson se Rregullorja e Kuvendit nuk është dokument i brendshëm partie, por një akt që garanton bashkëjetesën e forcave politike në institucionet demokratike.

Në reagimin e tij, ai rikujton se ndryshimet e Rregullores në vitin 2012 u miratuan me konsensus, si pjesë e kushteve të vendosura nga Komisioni Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Sipas Bardhit, praktika e ndryshimeve të njëanshme bie ndesh me këtë precedent dhe me frymën e bashkëpunimit institucional.

Në përfundim, ai akuzon mazhorancën e drejtuar nga Edi Rama për mungesë reflektimi dhe për përdorim të vazhdueshëm të Rregullores si instrument presioni ndaj opozitës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme