Politika 11 September 2025, 22:36 Nga VNA

Reuters shkruan për ministren nga Inteligjenca Artificiale: Edhe Diella do korruptohet në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Reuters shkruan për ministren nga Inteligjenca Artificiale: Edhe Diella do

Një ministre e re në Shqipëri, e ngarkuar për të menaxhuar prokurimet publike, do të jetë e paprekshme ndaj ryshfeteve, kërcënimeve apo përpjekjeve për favore. Kjo sepse Diella, siç quhet ajo, është një bot i krijuar nga inteligjenca artificiale.

Kryeministri Edi Rama, i cili është në prag të fillimit të mandatit të tij të katërt, tha të enjten se Diella — që në shqip do të thotë “diell” — do të menaxhojë dhe do të japë të gjitha tenderët publikë ku qeveria kontrakton kompani private për projekte të ndryshme.

“Diella është anëtarja e parë e kabinetit që nuk është fizikisht e pranishme, por është krijuar virtualisht nga AI,” tha Rama gjatë një fjalimi ku prezantoi kabinetin e ri. Ajo do të ndihmojë në kthimin e Shqipërisë në “një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni.”

Dhënia e këtyre kontratave ka qenë prej kohësh burim skandalesh korrupsioni në Shqipëri, një vend ballkanik që ekspertët e përshkruajnë si një qendër për grupet kriminale që pastrojnë para nga trafiku i drogës dhe armëve në mbarë botën, dhe ku korrupsioni ka arritur deri në majat e pushtetit.

Qeveria nuk dha detaje se çfarë mbikëqyrjeje njerëzore do të ketë për Diellën, apo nëse ekziston rreziku që dikush të manipulojë bot-in me inteligjencë artificiale.

Diella u lançua fillimisht në fillim të këtij viti si një asistente virtuale me AI në platformën e-Albania, duke ndihmuar qytetarët dhe bizneset për të marrë dokumente shtetërore. E veshur me kostum tradicional shqiptar, ajo ofron ndihmë përmes komandave zanore dhe lëshon dokumente me vulë elektronike, duke ulur vonesat burokratike.

Jo të gjithë janë të bindur. Një përdorues në Facebook shkroi: “Edhe Diella do të korruptohet në Shqipëri.” Një tjetër tha: “Vjedhja do të vazhdojë dhe Diella do të fajësohet.”

Parlamenti i ri, i zgjedhur në maj, pritet të mblidhet të premten, megjithëse mbetet e paqartë nëse do të votohet qeveria po atë ditë.

 

Reuters 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme