Politika 2 October 2025, 10:19 Nga VNA

Republikës i duhet nje president që di të mbrojë vetë dekretet e veta

Ndaje në Whatsapp
Republikës i duhet nje president që di të mbrojë vetë

Presidenca dje ndau një sqarim të gjatë të arsyeve që kishin shtyrë Presidentin që të nënshkruante dekretin për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki.

Në fakt arsyetimi i "Presidentit" është kopje e relacionit që shoqëron Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Nuk ka asgjë të keqe që një interpretim juridik i ekipit të Kryeministrit të përqafohet edhe nga Presidenti e të përdoret si shpjegim për dekretin e nënshkruar nga vetë ai.

Problemi lind kur Presidenti duket sikur thjesht ka kopjuar dhe nuk e ka bërë të vetin atë interpretim.

Në një rast si ky, dhe debati për vlefshmërinë e një dekreti si ky, do kish qenë e udhës që Presidenti të mund ta shpjegonte vetë dekretin dhe arsyetimin e tij lidhur ne të, pa pasur nevojë të ndante njoftime të ngrohta per mediat.

Mattarella në vitin 2018 i tha "jo" mandatimit te Paolo Savona në Qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet.

Në fjalët qe presidenti i drejtoi popullit, ai i tregoi Italisë rrezikun e mandatimit si ministër të një personi anti-euro.

Presidenti Mattarella nuk zgjodhi të ndante njoftime për shtyp.

Ai doli vetë dhe i lexoi e shpjegoi popullit motivet dhe arsyet e vendimit të tij.

Rasti ishte i paprecedent ndaj Mattarella President, doli vetë dhe i foli popullit.

Edhe rasti i Veliajt është një rast i paprecedent, në këtë botën tonë sigurisht më të vogël sesa bota ku Presidion Mattarella.

Por kjo nuk justifikon që ky Presidenti ynë të zvogëlohet edhe më shumë sesa bota ku Presidion e të fshihet pas teksteve që askush nuk beson se ka takat t'i shkruajë vetë.

Të paktën të tregojë që pasi i ka lexuar, i ka kuptuar e mundet edhe t'i riprodhojë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme