Politika 15 October 2025, 19:15 Nga VNA

“Represiv”, Prokurori i Përgjithshëm rrëzon draft-kodin e ri për Penal

Ndaje në Whatsapp
“Represiv”, Prokurori i Përgjithshëm rrëzon

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, kritikoi draft-kodin e ri Penal të inicuar nga Ministria e Drejtësisë, duke e quajtur represiv në përmbatje dhe joserioz në hartim.

Duke raportuar të martën para Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Çela, tha se Kodi Penal në fuqi mund të ketë pasur nevojë për përmirësime, por jo ndryshim të bazave të tij, duke e gjetur të pabazuar argumentin e përdorur nga nismëtarët se kodi në fuqi është i vjetëruar pasi është miratuar nga viti 1995.

“Fryma është represive, përderisa shtohen dispozita dhe norma që bëjnë të dënueshme sjellje të caktuara shoqërore. Tani pyetja është; kjo është ideja e hartuesit, apo kjo është një politikë që u ngarkua nga qeveria, Ministria e Drejtësisë apo Komisioni i Ligjeve, si erdhëm në këtë pikë?”- argumentoi Çela para deputetëve.

Sipas Çelës, nuk mund të kalohet nga një kod me rreth 400 nene në një kod me mbi 900 nene se duket sikur në shoqërinë shqiptare paska pasur një paligjshmëri të madhe dhe shumë veprime që kanë qenë të padënuara, do të dënohen.

Më tej kryeprokurori argumentoi se ka një problem në konceptimin e draftit.

“Nuk jemi në gjendje të rishkruajmë normat, kjo është e pamundur. Duhet të kishte një dokument të politikës mbi të cilën të ndërtohej akti,” tha ai.

Sipas tij, ka munguar përcaktimi i drejtë i metodologjisë se si do të organizohej puna në përgatitjen e draftit, duhej të përcaktoheshin nevojat para se të niste puna për draftin.

Ai i cilësoi të padobishme tryezat e konsultimeve nëpër rrethe me prokurorët, duke shtuar se kjo ishte përgjegjësi institucionale që ka nevojë për metodologji dhe jo tryeza.

“Nëse duam të bëjmë diçka serioze duhet ngritur një grup ekspertësh dhe t’i bëjmë një vlerësim, pa qenë ata që e kanë bërë se janë të njëanshëm në vlerësim,” propozoi më tej ai.

Drafti i një kodi të ri penal që u bë publik në verë nga qeveria si një punë e ekspertëve të drejtësisë, ndërsa drejtori i Shkollës së Magistraturës, ish-kryeprokurori Arben Rakipi, mori në mbrojtje hartimin e neneve në dokument, të cilat u kundërshtuan menjëherë nga shoqëria civile.

Ky draft ndër të tjera u kritikua sepse kriminalizon shpifjen dhe zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë.

Organizatat e lirisë së medias kërkuan ndryshimin e dispozitave që lidhen me shpifjen duke shprehur shqetësim se ato cënojnë lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe bien në kundërshtim me standardet europiane./BIRN 

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme