Politika 3 January 2026, 19:46 Nga VNA

Reforma Zgjedhore/ PD e paqartë: Bojkoton tryezën për sjelljen e mazhorancës, por e gatshme për ndryshime

Ndaje në Whatsapp

Reforma Zgjedhore/ PD e paqartë: Bojkoton tryezën për sjelljen e

Partia Demokratike është e paqartë në qëndrimet që duhet të mbajë për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për A2CNN, është shprehur se opozita nuk do marrë pjesë në mbledhjet e komisionit, pasi sipas tij, mazhoranca nuk respekton kërkesat e PD duke sjell në vëmendje zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Por edhe pse shprehet se nuk do shkojnë në tryezë, demokratët i kanë gati kërkesat e tyre nëse klima politike ndryshon dhe puna për Reformën Zgjedhore do të rinisë.

 “Asnjë nga këto dy reforma nuk mbijeton dot në një sjellje të një parlamenti si kjo që kemi, ku çdo gjë bllokohet dhe çdo gjë refuzohet. Nuk mund të jenë ishuj normaliteti këto dy reforma. Këto dy reforma kanë si parakusht vullnetin e mirë politik, për t’i bërë gjërat mirë dhe jo për t’ia hedhur njërit-tjetrit. Janë gjëra që lënë gjurmë në një kohë të gjatë dhe lenë ose për mirë ose për keq.

Sigurisht që ka nevojë për ndryshime shumë të forta, edhe të karakterit penal për sa i përket fragmentimit të shtetit në zgjedhje dhe penalizimit të partonazhimit, ndoshta për një ngrirje për një periudhë kohe, që administrata të mos marrë pjesë në procese politike në asnjë lloj forme, gjatë dhe pas orarit të punës”, tha Oerd Bylykbashi.

Nënkryetari i PD, duket se ka humbur besimin edhe te ndërkombëtarët që mund të frenojnë Edi Ramën për të mos bërë reformë të njëanshme.

“Nuk prodhojnë dot asnjë lloj garancie, por nuk ndalojnë dot Edi Ramën që të prish konsensusin. Nuk e ndaluan dot në 2020, nuk e ndaluan dot në 2016..”

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore është mbledhur vetëm njëherë me praninë e opozitës në këtë sesion parlamentar. Palët politike kishin në agjendë edhe miratimin e ligjit për financimin e partive, por largimi i demokratëve nga tryeza ka ngecur punën.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme