Politika 30 January 2026, 22:07 Nga VNA

Reforma Territoriale/ Tabaku kundër qëndrimit të Berishës: PD nuk duhet të bëjë gabimet e së shkuarës

Ndaje në Whatsapp

Reforma Territoriale/ Tabaku kundër qëndrimit të Berishës:

Deputetja Jorida Tabaku ka mbështetur deklaratën e Gazment Bardhit se PD duhet të marrë pjesë në komisionin për Reformën Territoriale.

Ndryshe nga qëndrimi i kreut të PD, Sali Berisha, për të bojkotuar komisionin, Tabaku, në një intervistë për A2 CNN, u shpreh se partia nuk duhet të përsërisë gabimet e së shkuarës dhe luftën duhet ta bëjë brenda institucioneve.

“Ky është një vendim që sigurisht i takon strukturave të Partisë Demokratike. Unë mendoj se PD nuk duhet të përsërisë gabimet e së shkuarës dhe, së dyti, duhet të jetë aty në institucione për të bërë luftën atje. Ka shumë kolegë që thonë ‘nuk na marrin parasysh, nuk na përfshijnë’, dhe kjo është e vërteta faktikisht. Por unë mendoj se jemi në një fazë ku kemi treguar sa e keqe është qeverisja, por ne duhet të jemi aty për të bërë betejën tonë,” tha Tabaku.

Deputetja e PD replikoi edhe me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, lidhur me deklaratën që 'opozita të zëvendësojë molotovin me debat'. Tabaku theksoi se protesta është një mjet europian i shprehjes së pakënaqësisë dhe se problemi real nuk janë molotovët, por mbrojtja politike e korrupsionit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme