Politika 3 Shkurt 2026, 09:23 Nga VNA

Reforma Territoriale, diskutimi sot në Kuvend, PS kërkon shumicën në komision

Ndaje në Whatsapp
Reforma Territoriale, diskutimi sot në Kuvend, PS kërkon shumicën

Sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ku në Rendin e Ditës janë parashikuar 14 pika për shqyrtim dhe miratim.

Një nga çështjet që pritet të shkaktojë debat dhe tension politik është projektvendimi për ndryshimet në përbërjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Partia Socialiste ka propozuar ndryshimin e formulës së përfaqësimit në këtë komision, duke kaluar nga ndarja 50 me 50 mes mazhorancës dhe opozitës, në një përbërje me 9 anëtarë nga mazhoranca dhe 8 nga opozita.

Gjithashtu, ndryshimet parashikojnë edhe riformatimin e drejtimit të komisionit. Në vend të dy bashkëkryetarëve, siç ka funksionuar deri më tani, propozimi i ri përcakton një kryetar nga radhët e PS-së dhe një nënkryetar nga opozita. Sipas socialistëve, kjo lëvizje synon të zhbllokojë dhe të garantojë vijimin normal të punës së komisionit.

Nga ana tjetër, opozita është shprehur kundër këtyre ndryshimeve. Pas bojkotit të mbledhjes së djeshme të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, socialistët kanë bërë të ditur se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre, e cila pritet të shqyrtohet dhe të votohet sot në Kuvend.

Në seancën plenare do të diskutohen gjithashtu edhe ndryshime në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, si dhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Po ashtu, është parashikuar zhvillimi i një interpelance me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Në Rendin e Ditës përfshihen edhe projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, si dhe projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm”, në kuadër të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 9, datë 30.1.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.1.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare). 

5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 12/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare). 

6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Diskutime (Shprehen grupet parlamentare). 

7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 71/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Diskutime (Shprehen grupet parlamentare). 

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime. 

9. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare). 

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Diskutime (Shprehen grupet parlamentar). 

11. Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. (Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Diskutime. 

12.Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim). 

13.Projektvendimi “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim). 

14.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.

 

Video

Kur bëjnë sherr me njëri tjetrin i thonë dhe ca të vërteta https://www.vna.al/politika/balla-topallit-mos-bej-sikur-te-dhemb-shpirti-ne-2021-kemi-bashkepunuar-i19616

Enis Hoxha, ish-nëndrejtori i Hipotekës dhe kunati i Arben Ahmetajt, në SPAK

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë një replike me deputeten e PD, Jozefina Topalli. Teksa Topalli po fliste nga vendi, Balla iu drejtua duke i thënë që të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, ndërsa i rikujtoi se në vitin 2021 kanë bashkëpunuar kundër Berishës. Nga ana tjetër, Topalli është çuar dhe ka replikuar duke thënë se nuk e ka takuar kurrë Taulant Ballën, dhe se sipas saj zgjedhja e saj në 2021 ishte sepse në krye të PD-së ishte një njeri i kontrolluar nga socialistët. https://www.vna.al/politika/balla-topallit-mos-bej-sikur-te-dhemb-shpirti-ne-2021-kemi-bashkepunuar-i19616

Ujëvarat e Niagarës janë ngrirë pjesërisht, duke sjellë turma turistësh për të parë këtë spektakël dimëror. Ujëvarat kanë ngrirë plotësisht vetëm një herë në historinë e regjistruar, në vitin 1848.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme