Politika 12 January 2026, 16:16 Nga VNA

Referendumi “Pro Familjes”/ KQZ jep dritën jeshile për mbledhjen e firmave, kërkohet shfuqizimi i ligjit për barazinë gjinore

Ndaje në Whatsapp

Referendumi “Pro Familjes”/ KQZ jep dritën jeshile për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hapur rrugë zhvillimit të referendumit “Pro Familjes”, duke vendosur të pajisë grupin nismëtar me formularin tip për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve. Ky referendum synon shfuqizimin e ligjit nr. 64, datë 6.11.2025, “Për barazinë gjinore”.

Grupi nismëtar i është drejtuar KQZ-së me kërkesë zyrtare për pajisje me formularin tip, me qëllim nisjen e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për çështje që, sipas tyre, ka rëndësi të veçantë dhe lidhet me mbrojtjen e familjes.

Përfaqësues të Komitetit Nismëtar për Referendumin “Pro Familjes” kanë paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më datë 22 dhjetor 2025, kërkesën për nisjen e procedurave për zhvillimin e referendumit, i cili synon shfuqizimin e ligjit “Për barazinë gjinore”.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të shtyjë vijimin e procesit, duke i lënë kohë grupit nismëtar që të riformulojë dhe saktësojë më qartë pyetjet që do t’u drejtohen qytetarëve në referendum, në përputhje me kërkesat ligjore.

Sipas legjislacionit në fuqi, për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm kërkohen të paktën 50 mijë nënshkrime të zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve në momentin e paraqitjes së kërkesës. Ligji parashikon gjithashtu që grupi nismëtar ka në dispozicion 60 ditë për mbledhjen e firmave, nga momenti i pajisjes me formularin përkatës nga KQZ.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme