Politika 28 September 2025, 11:43 Nga VNA

Redi Muçi lë të hapur kandidimin për Tiranën, Arlind Qori mund të marrë mandatin e deputetit

Ndaje në Whatsapp
Redi Muçi lë të hapur kandidimin për Tiranën, Arlind

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kandidat për kryebashkiak të Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai bëri të ditur se vendimi për kandidaturën do të merret nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë.

Në një deklaratë për Euronews Albania, Muçi tha se nëse zgjidhet për kandidat, mandati i tij në Parlament do t’i kalojë Arlind Qorit, i cili është i dyti në listën e deputetëve të kësaj force politike.

“Kur të shpallet data e zgjedhjeve, do të dalim me kandidatin tonë, që mund të jetë kushdo prej nesh. Nuk është detyrimisht Arlind Qori, mund të jem edhe unë, por edhe dikush tjetër si Mirela Ruko, Jani Marka. Ka një sërë figurash që mund të jenë të denja për kreun e Bashkisë së Tiranës. Vendimi do të merret brenda Lëvizjes Bashkë dhe unë do t’i bindem kolektivit. Nëse unë zgjidhem, vendin tim në parlament do ta marrë Arlind Qori”, tha Muçi.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme