Politika 13 February 2026, 13:32 Nga VNA

Redi Muçi i kujton Ervin Hoxhës rastin e efektivit Azbi Spahiu: Nuk pate kurajo ta mbroje se kishte arrestuar djalin e Samir Manes

Ndaje në Whatsapp

Redi Muçi i kujton Ervin Hoxhës rastin e efektivit Azbi Spahiu: Nuk

Një nga të shqetësuarit nga ana e mazhorancës për policët që u plagosën në protestë, ishte edhe ish-ministri, Ervin Hoxha. Ai mori fjalën për të akuzuar opozitën duke thënë se do t’i djeg të gjallë policët, ndërsa replikoi dhe më deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi duke e akuzuar se po nxiste përdorimin e molotovit.

“Ju i hidhni policëve molotovë, doni t’i digjni të gjallë. Është e turpshme, këtu i referohem edhe deputetit Muçit që tha ‘sugjeroj sa më shumë molotovë’”. Ore je në terezi apo nuk je në terezi? Çfarë sugjeron ti molotov?, tha deputeti Hoxha.”, tha Hoxha.

Në përgjigjen e tij, Redi Muçi, i kujtoi ish-ministrit Hoxhaj se ndjeshmërinë për policët e tregoi në rastin e efektivit Azbi Spahiu, i cili tentoi vetëvrasjen nga presioni i madh që kishte pasi kishte arrestuar të birin e oligarkut. Sipas tij, Hoxha atëherë ish-ministër i Brendshëm, nuk mbajti asnjë përgjegjësi.

 “Po i drejtohem për replikë ish-ministrit i cili përmendi këtu policët dhe dhunë ndaj policëve. Por kur ishte ministër, nuk pati kurajon të mbante përgjegjësi për policin Azbi Spahiu, i cili nga presioni i madh u detyrua të hidhej nga lartësia se kishte arrestuar të birin e oligarkut. Ky është ministri i policisë pra”, tha Muçi.

Kujtojmë se ngjarja për të cilën i referohet deputeti i Lëvizjes Bashkë, është e janarit të vitit 2025, ku polici Spahiu ndaloi Martin Manen, djalin e biznesmenit Samir Mane, pasi kishte goditur disa mjete të parkuara në rrugë dhe kishte refuzuar të bënte testin e alkoolit. Pas këtij veprimi, Azbi Spahiu, ishte thirrur nga AMP dhe ishte kërkuar llogari për veprimet që ka kryer.

Gjendur në kushte presioni ai i ka shkruar të birit duke thënë se po i shkatërronin karrierën me lojëra, ku më pas tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga lartësia.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme