Politika 21 October 2025, 21:51 Nga VNA

Rebelimi blu/ Besart Xhaferri i numëron muajt Berishës

Ndaje në Whatsapp
Rebelimi blu/ Besart Xhaferri i numëron muajt Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i cili në zgjedhjet e 11 majit ishte në listën e mbyllur të Tiranës, ka bërë një deklaratë që shihet si sinjal i parë i lëvizjeve të reja brenda partisë. Në një intervistë për emisionin Dekalog në Dritare Tv, Xhaferri ka kujtuar se mandati i kryetarit të PD-së, Sali Berisha, përfundon në prill të vitit 2026 dhe se në atë periudhë duhet të zhvillohen zgjedhje të reja brenda partisë.

“Sipas statutit, mandati i zotit Berisha mbaron në prill të 2026. Edhe në prill të 2026 duhet të ketë zgjedhje brenda në PD. Nëse Berisha nuk i ka ripërsëritur zgjedhjet, duhet të largohet,” deklaroi deputeti demokrat. Ai shtoi se nëse Berisha nuk e mban premtimin për të përsëritur zgjedhjet e 11 Majit, për të cilat opozita pretendon se janë manipuluar nga Partia Socialiste, atëherë është e drejtë që ai të largohet nga drejtimi i partisë.

Megjithatë, Xhaferri theksoi se do të vijojë të qëndrojë në PD dhe të kontribuojë brenda saj, pa u përfshirë në përplasje të brendshme. “Nëse nuk ikën Berisha, unë do të vazhdoj misionin brenda PD, por nuk do të bëj luftë brenda partisë. Kjo, pasi përballja brenda partisë ka një lloj hierarkie, nuk është radha ime,” u shpreh ai.

Besart Xhaferri njihet si një nga bashkëpunëtorët e afërt të Belind Këlliçit. Ky i fundit, megjithëse dikur u prezantua si drejtuesi politik i Tiranës për zgjedhjet në bashkinë e kryeqytetit, duket se është spostuar nga strukturat drejtuese të PD. Burime brenda partisë bëjnë me dije se vendin e tij e ka zënë Ilir Alimehmeti, i cili tashmë shihet si figura kryesore në Tiranë. Edhe në takimin e sotëm të kandidatit Florian Binaj, Këlliçi mungonte, ndërsa në vend të tij ishte i pranishëm Alimehmeti.

Reagimi i sotëm i Besart Xhaferrit, i cili është shpërndarë edhe nga Rilindja Demokratike — organi zyrtar i Partisë Demokratike — shihet nga shumëkush si një shenjë e parë e një “rebelizimi” të mundshëm brenda radhëve të PD-së.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme