Politika 10 November 2025, 11:35 Nga VNA

Rasti “Asim Vokshi” – kur narrativa mediatike përplaset me dokumentet zyrtare

Ndaje në Whatsapp

Rasti “Asim Vokshi” – kur narrativa mediatike përplaset

Një material i transmetuar së fundmi në një televizion kombëtar ndezi debat publik, duke hedhur akuza të forta ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mënyrën se si ishte trajtuar kandidatura e Asim Vokshit për Gjykatën Kushtetuese. Në ekran, fjala “fshehje dokumentesh” u përdor me lehtësi, ndërsa aludimet për mungesë hetimi morën formën e një kallëzimi moral. Por mjafton një lexim i dokumenteve zyrtare për ta parë se historia, në fakt, është më e ndërlikuar.

Më 17 qershor 2025, Këshilli miratoi vendimin nr. 14, me të cilin lejoi kandidimin e Vokshit pas një procesi të plotë verifikimi që përfshinte AKSIK-un, SHISH-in, Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Raportet nga këto institucione ishin të qarta: asnjë element që të cenonte integritetin moral apo profesional të kandidatit. Me këtë, kandidatura e tij u konsiderua e vlefshme për vijimin e procedurës.

Në muajt që pasuan, konkretisht në korrik dhe gusht, AKSIK dërgoi një informacion të klasifikuar “sekret” për të njëjtin kandidat. Këshilli e trajtoi këtë material me kujdesin e duhur ligjor, duke hapur një proces të zgjeruar verifikimi administrativ. U kërkuan sqarime shtesë, u zhvilluan takime me përfaqësues të institucioneve të tjera dhe çdo hap u dokumentua me procesverbale zyrtare.

Rasti “Asim Vokshi” – kur narrativa mediatike përplaset

Në mbledhjet e 11 dhe 16 shtatorit, anëtarët e Këshillit shqyrtuan çdo detaj të informacionit të ri. Rezultati u përmbyll në vendimin nr. 27, datë 17 shtator 2025: “Informacionet e përcjella nuk përbënin arsye për rishikimin e vendimit të mëparshëm, pasi ishin të pabazuara dhe pa ndikim në pastërtinë e figurës së kandidatit.”

Roli i kryetarit të Këshillit, që sipas Kushtetutës është njëkohësisht edhe Kryetar i Gjykatës së Lartë, është drejtues, jo vendimmarrës. Çdo vendim i KED është kolegjial dhe i dokumentuar. Pas përfundimit të verifikimeve, dosja e plotë e kandidaturës së Vokshit iu dërgua Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila në vendimin e saj konfirmon se anëtarët ishin njohur me materialet disa ditë përpara votimit, duke vërtetuar se procedura e informimit dhe verifikimit është ndjekur në përputhje me ligjin dhe pa asnjë shkelje të dokumentuar.

Arsyet që e shtyjnë një televizion kombëtar të sulmojë një anëtar të Gjykatës Kushtetuese mund të jenë të njohura për disa dhe të panjohura për publikun. Por këto akuza, në rastin më të mirë, janë keqdashje ndaj Asim Vokshit si gjyqtar i zgjedhur në këtë detyrë, dhe në rastin më të keq, një sulm i mirëplanifikuar për llogari të dikujt tjetër. Këto janë llogari që çdo kush duhet t’i bëjë me kujdes kur shkon deri në kufijtë e një shkeljeje që mund të përbëjë vepër penale.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme