Politika 23 October 2025, 14:31 Nga VNA

Raporti i OSBE/ODIHR, Berisha paralajmëron protesta për të mundësuar qeverinë teknike. Mungon analiza e PD për zgjedhjet e 11 majit

Ndaje në Whatsapp
Raporti i OSBE/ODIHR, Berisha paralajmëron protesta për të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar rikthimin e protestave të opozitës, duke theksuar se një qeveri teknike “nuk do të krijohet kurrë, nëse opozita nuk e imponon vetë”.

“Qeverinë teknike nuk ta krijon kush nëse nuk e krijon vetë, po nuk e imponove vetë. Prandaj shqiptarët, nëse duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë për votën e lirë. Qeveri teknike ne kërkojmë, por të jeni të sigurt se pa zërin tonë të fuqishëm në rrugët dhe sheshet e këtij vendi ajo nuk krijohet. Ne duhet të ngrihemi dhe do ngrihemi. Kjo nuk ka diskutim,” deklaroi Berisha.

Gjatë konferencës për shtyp, lideri i opozitës e quajti Parlamentin aktual “më armiqësorin ndaj shqiptarëve në historinë 32-vjeçare”, duke e akuzuar për paaftësi dhe korrupsion, si dhe për miratimin e ligjeve “pa asnjë diskutim real”.

Megjithatë, Partia Demokratike nuk ka zhvilluar ende një analizë të humbjes në zgjedhjet e 11 majit, të cilat ajo i konsideron të manipuluara. Pavarësisht kësaj, shumë nga pretendimet e PD-së janë të pasqyruara në raportin e OSBE/ODIHR, që evidenton problematika në administrimin dhe transparencën e procesit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme