Politika 5 November 2025, 11:41 Nga VNA

Raporti i KE/ Ambasadori i BE: U abuzua me burimet publike në zgjedhje

Ndaje në Whatsapp
Raporti i KE/ Ambasadori i BE: U abuzua me burimet publike në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, zhvilluan sot një konferencë të përbashkët për shtyp, pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për Zgjerimin.

Në fjalën e tij, përfaqësuesi i BE-së ndaloi edhe tek procesi zgjedhor i 11 majit, duke theksuar se sipas raportit, zgjedhjet ishin konkurruese, por u shoqëruan me abuzime me burimet publike që ndikuan në pabarazinë e garës.

“Sa i përket zgjedhjeve raporti thotë se zgjedhjet ishin konkurruese, por që u abuzuan nga burimet publike që çuan në mungesën e pabarazisë në garë. Më lejoni të përshëndes krijimin për reformën zgjedhore. Krijimi i këtij komisioni do të çojë në një reformë të re zgjedhore. Rezultate pozitive janë arritur në reformën në drejtësi”, tha Gonzato.

Ai theksoi se BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit europian, ndërsa nënvizoi se përparimi do të varet nga zbatimi i reformave dhe garantimi i zgjedhjeve të ndershme e gjithëpërfshirëse.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme