Politika 19 March 2026, 15:39 Nga VNA

Raporti i Freedom House 2026: Shqipëria dhe Kosova ‘pjesërisht të lira’

Ndaje në Whatsapp

Raporti i Freedom House 2026: Shqipëria dhe Kosova ‘pjesërisht

Sipas raportit më të fundit vjetor të organizatës ndërkombëtare Freedom House, me seli në Uashington, Kosova dhe Shqipëria janë klasifikuar si vende “pjesërisht të lira”. Raporti i vitit 2026 për Lirinë në Botë tregon se Kosova ka shënuar një përmirësim të lehtë, duke marrë 61 pikë nga 100, një pikë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Dokumenti i publikuar më 19 mars, gjykatat në Kosovë kanë treguar pavarësi në vendimet e tyre, edhe pse janë përballur me presione të konsiderueshme politike. Raporti thekson gjithashtu se kriza politike dhe institucionale që goditi vendin gjatë vitit të kaluar, periudhë gjatë së cilës Kosova u qeveris kryesisht nga një qeveri në detyrë, ka ndikuar në progresin e institucioneve gjyqësore.

Në të njëjtin raport, Shqipëria vlerësohet më lart se vendet e tjera të rajonit, duke arritur 69 pikë. Pas saj renditet Mali i Zi me 68 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 67 pikë. Ndërkohë, Serbia ka një renditje më të ulët me 53 pikë, ndërsa Bosnja e Hercegovina vlerësohet me 54 pikë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme