Politika 22 March 2026, 10:03 Nga VNA

Rama:Tregu i naftës nën monitorim, asnjë shenjë abuzimi

Ndaje në Whatsapp
Rama:Tregu i naftës nën monitorim, asnjë shenjë abuzimi

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcast-it “Flasim”, u ndal te rritja e çmimit të karburantit, duke njoftuar ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria.

Ai bëri të ditur se është vendosur një ulje e përkohshme prej rreth 20% e akcizës së naftës, me qëllim lehtësimin e barrës për qytetarët dhe përdoruesit e automjeteve. Paralelisht, është ngritur një task-forcë për të rritur kontrollet dhe për të evidentuar çdo abuzim të mundshëm në treg.

Sipas Ramës, aktualisht nuk janë konstatuar shkelje, por monitorimi vijon intensivisht. Ai theksoi se, për shkak të rritjes së fundit të çmimeve, do të rikthehet edhe bordi i transparencës, për të parandaluar përfitimet abuzive nga situata.

Kryeministri nënvizoi se çdo e ardhur shtesë në buxhet nga rritja e çmimeve, pas uljes së akcizës, do të përdoret për mbështetjen e pensionistëve.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme