Politika 17 February 2026, 12:32 Nga VNA

Rama vë kujën për Mirlinda Karçanajn: Vinte e para dhe ikte e fundit nga puna

Ndaje në Whatsapp

Rama vë kujën për Mirlinda Karçanajn: Vinte e para dhe

Kryeministri, Edi Rama, i ka dalë sërish në mbështetje ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e akuzuar nga SPAK për abuzime me tenderat. Në prezantimin e drejtorit të ri, Igli Tafa, kryeministri nuk harroi ta falenderonte publikisht për kontributin e saj në administratën publike.

Rama madje dënoi çdo sulm që hidhet ndaj Karçanajt, pasi sipas tij, ka qenë e para që vinte në punë dhe fundit që largohej.

“Në radhë të parë desha të vij vetë për të bërë një falënderim për Linda Karcanajnë, e cila ka punuar pranë meje për 2 dekada, që kur kemi qenë në bashkinë e Tiranës. E njoh si një njeri të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend. Ju e njihni dhe besoj së ndani mendimin se Linda ka qenë e para që vinte në punë dhe fundit që largohej”, tha Rama.

Në tentativë për ta veçuar ish-drejtoreshën e AKSHI-t nga pjesa tjetër e të akuzuarve, kryeministri tha se nuk ka dijeni për kompanitë e përfshira në hetimin e SPAK, por ka dijeni se Linda është një nënë e vetme me dy fëmijë.

Vetëm se harroi se bashkë me Karçanajn i akuzuar për abuzime me tenderat është dhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Nuk dihet a i vjen keq shefit të qeverisë për këta dy të fundit.

Në fakt, deklaratat e Ramës duke i qarë hallin Karçanajt janë një hipokrizi bajate. Duke qenë se po bëhet fjalë për një të akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe po hetohet si grup i strukturuar kriminal, më e pakta që duhet të bëjë kryeministri, është të hesht dhe të pres përfundimin e hetimeve.

Sepse më me interes për shqiptarët është si janë menaxhuar dhe ku kanë shkuar miliona eurot e taksave të tyre, dhe jo nëse Karçanaj ka shtëpi apo ka dy fëmijë, siç Ramës po i dhimbset shpirti sa herë flet për të.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme