Politika 25 April 2026, 13:08 Nga VNA

Rama u flet fermerëve për kooperativat e Europës… ata presin ende subvencionet e naftës

Ndaje në Whatsapp

Rama u flet fermerëve për kooperativat e Europës… ata

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerë, ku u ndal te ideja e bashkimit të prodhuesve bujqësorë në struktura të përbashkëta që, sipas tij, funksionojnë në gjithë Bashkimin Europian.

Në fillim të fjalës së tij, Rama falënderoi fermerët për pjesëmarrjen dhe theksoi se bujqësia shqiptare ka hyrë në një fazë ku bashkimi nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri. Sipas tij, ky bashkim nuk ka të bëjë me kooperativat e komunizmit, por me një model modern të përdorur në vendet e BE-së.

“Jo si kooperativat e dikurshme, por si kooperativat e Bashkimit Europian”, tha Rama, duke shpjeguar se në këto struktura secili fermer prodhon më vete, ndërsa shitja bëhet së bashku për të krijuar një volum më të madh dhe një pozicion më të fortë negociues përballë blerësve.

Për të shmangur edhe frikën historike nga fjala “kooperativë”, Rama kujtoi se në ligj këto struktura janë quajtur Shoqëri të Bashkuara Bujqësore (SHBB). Sipas tij, ky model ndihmon fermerët të ndajnë kostot, të harmonizojnë prodhimin dhe të përballen më mirë me tregun.

Si shembull të suksesit, kryeministri përmendi zonën e Xarrës dhe Konispolit në jug të vendit, ku fermerët, sipas tij, kanë arritur të shesin prodhimet e tyre në mënyrë më të organizuar, veçanërisht mandarinat. Për ta ilustruar idenë, Rama përdori edhe një shprehje popullore: “Delet që ndahen nga tufa i ha ujku”.

Qeveria, tha ai, do të ofrojë mbështetje financiare dhe institucionale për fermerët që zgjedhin të bashkohen në këto struktura.

Megjithatë, ndërsa në tryezë u fol për modele europiane organizimi, shumë fermerë vazhdojnë të përballen me probleme më konkrete, si subvencionet për karburantin që ende nuk janë sistemuar plotësisht.

Debati është ndezur edhe për mënyrën si janë menaxhuar në të kaluarën fondet për bujqësinë dhe programet IPARD, për të cilat ish-ministrja Frida Krifca është aktualisht nën hetim nga SPAK. Një fakt që e bën retorikën për modele europiane të bashkimit të tingëllojë për disa fermerë disi më teorike sesa praktike.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme