Politika 11 December 2025, 11:33 Nga VNA

Rama tregon ‘arritjet’ me prokurimet publike, por hetimet e SPAK dhe auditimet zbulojnë realitet krejt tjetër

Ndaje në Whatsapp

Rama tregon ‘arritjet’ me prokurimet publike, por hetimet e SPAK dhe

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të Prokurimeve Publike, ku e cilësoi këtë sektor si një histori suksesi dhe prova të qarta të luftës kundër korrupsionit. Rama deklaroi se progresi në prokurimet publike “nuk është i diskutueshëm” dhe se Shqipëria është sot “vend lider në rajon”.

Por pavarësisht gjuhës optimiste të kreut të qeverisë, të dhënat zyrtare, hetimet e SPAK dhe auditimet e institucioneve të pavarura tregojnë një realitet krejt tjetër, ku abuzimet me tenderët, mungesa e konkurrencës dhe favorizimi i kompanive të lidhura politikisht vazhdojnë të jenë pjesë e përditshme e sistemit.

Vetëm gjatë këtij viti, Prokuroria e Posaçme ka hetuar raste serioze korrupsioni në tenderë publikë, përfshirë dosjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku zyrtarë dhe kompani private dyshohet se kanë manipuluar dokumentet dhe procedurat për të përfituar kontrata milionëshe. Po ashtu, shefi i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, u hetua për një tender prej 2.2 milionë eurosh, ku dyshohet favorizimi i operatorëve të caktuar, duke treguar qartë se abuzimet nuk janë problem i niveleve të ulëta, por prekin vetë strukturat qendrore të sistemit të prokurimeve.

Nga ana tjetër, rapoertet e Kontrolli të Lartë të Shtetit ka konstatuar se 28% e tenderëve janë anuluar për shkak të shkeljeve të rëndësishme, dokumentacion të përgatitur dobët, kritere të pajustifikuara dhe mungesë të konkurrencës reale, ndërsa organizatat e pavarura të monitorimit të prokurimeve publikojnë vazhdimisht të dhëna që tregojnë se kompani të lidhura me persona politikisht të ekspozuar fitojnë qindra tenderë, duke ngritur dyshime të arsyeshme për konflikt interesi dhe ndikim politik.

Në përpjekje për të krijuar imazhin e një reformimi modern, qeveria ka prezantuar edhe një “ministër virtual” të prokurimeve publike, të quajtur Diella, një inteligjencë artificiale që, sipas Ramës, do të eliminojë korrupsionin duke hequr ndikimin njerëzor nga proceset tenderuese. Por ekspertët janë skeptikë, duke theksuar se problemet nuk qëndrojnë te faza finale e vendimmarrjes, por te hartimi i projekteve, kriteret kontradiktore dhe mungesa e transparencës, gjë që asnjë inteligjencë artificiale nuk mund ta zgjidhë pa reforma institucionale të thella.

Në 12 vitet e qeverisjes së tij, disa ministra, zëvendësministra dhe drejtues institucionesh janë përfshirë në hetime për ndërhyrje në tenderë publikë, ndaj deklaratat e Ramës për “progres të padiskutueshëm” tingëllojnë krejt të shkëputura nga realiteti.

Pavarësisht fjalimeve pozitive dhe ceremonive përvjetore, sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri vazhdon të shfaqë probleme strukturore që rëndojnë mbi buxhetin e shtetit, cenojnë konkurrencën e ndershme dhe zhvendosin fondet publike drejt interesave të ngushta. Në këtë kontekst, prokurimet publike mbeten një nga sektorët më kritikë të qeverisjes, ku realiteti i abuzimeve dhe mungesës së transparencës sfidon çdo deklaratë triumfaliste të kryeministrit.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme