Politika 26 February 2026, 11:53 Nga VNA

Rama: S’ndërhyjmë në drejtësi, por do t’ju themi si ta bëni më mirë

Ndaje në Whatsapp
Rama: S’ndërhyjmë në drejtësi, por do t’ju themi

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar, ka artikuluar një qëndrim të fortë mbi situatën në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se faza aktuale duhet të jetë kalimtare dhe se vendi nuk ka luksin të humbasë kohë në nxjerrjen e mësimeve që vende të tjera i kanë përvetësuar me vonesë.

“Shpresa është që kjo fazë të jetë kalimtare. Shpresoj që kuturisjet e përsëritura jashtë kornizës së pushtetit të pavarur gjyqësor të fashiten, sepse në të kundërt nuk do të kemi dot një gjyqësor të pavarur, por as një shtet funksional”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se këto janë leksione që shumë vende i kanë nxjerrë me kosto dhe vonesa, por Shqipëria – sipas tij – nuk mund të lejojë që të dëmtohet palca e zhvillimit ekonomik, siç ka ndodhur gjetkë. “Ka mijëra studime, doktoratura për këtë temë. Unë personalisht qëndroj me shpresë dhe besim dhe përpiqem të ushqej me shpresë shumë partizanë të zhgënjyer të reformës në drejtësi”, tha ai, duke shtuar se janë shtuar rastet e “brutalitetit të panevojshëm” nga prokurorë dhe gjyqtarë.

Sipas Ramës, problemi më i madh është mungesa e reflektimit institucional. Ai akuzoi këshillat e prokurorisë dhe gjyqësorit se reagojnë ndaj shqetësimeve të tij me deklarata standarde për “mosbërje presioni ndaj drejtësisë”, në vend që të adresojnë thelbin e çështjeve.

“Në thelb unë ngre probleme serioze që duhet të merren në konsideratë nga hartuesit e deklaratave të kota. Para se të shkruajnë fjalën ‘presion’ për mbështetësin më të madh të pavarësisë së tyre që jam unë personalisht, mirë është të kujtojnë ku ishin fshehur para se të vija unë”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se qeveria nuk do të ndërhyjë në çështjet konkrete të drejtësisë, por do të ngrejë zërin për të drejtat e njeriut, për të drejtat e punonjësve të shtetit dhe për garancitë e pushtetit gjyqësor si elemente thelbësore të shtetit demokratik. “Kur unë të hyj në meritën e një çështjeje sa kohë është në hetim, hajdeni ta diskutojmë. Por kur unë ngre zërin për nivelin skandaloz të paraburgimeve dhe këshillat nuk bëjnë asgjë për ta parë atë raport me respekt maksimal, por mjaftohen me deklarata për mua, atëherë është për të vënë duart në kokë”, u shpreh ai.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme