Politika 2 October 2025, 11:20 Nga VNA

Rama: Shqipëria nën sulme kibernetike nga Irani, por të dhënat e shqiptarëve të ekspozuara

Ndaje në Whatsapp
Rama: Shqipëria nën sulme kibernetike nga Irani, por të

Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek sfidat e sigurisë, duke theksuar rrezikun e tensioneve të shtuar në rajon, sidomos në Balltik, pas ndërhyrjeve me dronë dhe avionë luftarakë rusë. Ai deklaroi se Shqipëria është nën sulme të vazhdueshme kibernetike nga Irani, por sipas tij, vendi ka një nga mbrojtjet më të forta në Europë.

“Sa i përket shënjestrimit për sulme kibernetike, ne kemi sot një prej mbrojtjeve më të forta kibernetike në Europë. Ndonëse jemi ende shënjestër e një armiku, Iranit, ne po i zmbrapsim dhe ata nuk po arrijnë ta thyejnë mbrojtjen tonë kibernetike”, tha Rama.

Megjithatë, kreu i qeverisë pranoi indirekt se pavarësisht mbrojtjes që ai e konsideron të fortë, të dhënat e qytetarëve shqiptarë – që sipas ligjit duhet të ruhen nga qeveria – janë tashmë të ekspozuara dhe të aksesueshme nga kushdo. Ky fakt vjen pas publikimit të vazhdueshëm të databazave shtetërore në internet vitet e fundit, ku informacionet sensitive të qytetarëve, nga numrat e kartave të identitetit e deri tek të dhënat e pagave, kanë qarkulluar pa asnjë pengesë.

Deklarata e Ramës vjen në një moment kur siguria kibernetike mbetet një nga temat më të ndjeshme për Shqipërinë, ndërkohë që sulmet e sponsoruara nga shtete të huaja po shoqërohen me dyshime të forta mbi paaftësinë e institucioneve vendase për të mbrojtur privatësinë e qytetarëve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme