Politika 12 February 2026, 13:21 Nga VNA

Rama shpreh mbështetjen për drejtësinë, duke penguar hetimin për zyrtarët e lartë

Ndaje në Whatsapp
Rama shpreh mbështetjen për drejtësinë, duke penguar hetimin

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë nuk i kurseu ironitë me gjyqtarët dhe prokurorët.

Në fjalën e tij, Rama tha se përpjekja e qeverisë për të mbështetur drejtësinë nuk do të ndalet, ndërsa u shpreh mes batutave se “është koha që të gjithë të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre”.

“Kjo është përpjekje që nuk ndalet dhe nuk kthehet prapa, pavarësisht surprizave që na bëni herë pas here, por që janë pjesë e jetës dhe e proceseve tuaja të brendshme dhe rritjes të sistemi të ri që kërkon kokën e vetë për të kolauduar. Për ta mbyllur ky është rasti ideal, se jeni përfshirë dhe ju tani, që të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre”, tha kryeministri.

Por ndryshe nga çfarë shprehet se qeveria do mbështesë drejtësinë, me çështjen e zv.kryeministres, Edi Rama po tregon të kundërtën, pasi po kthehen në pengesë të saj. Për më tepër, ditët e fundit po përfliten edhe ndryshime në ligje për të mbrojtur zyrtarët e qeverisë nga hetimet e SPAK. Ky informacion ka qarkulluar në media ende nuk është konfirmuar nga ana e mazhorancës, por as nuk është mohuar.

Prandaj për të qenë më i besueshëm, kryemnistri duhet të lërë anash ironitë, dhe ta mbështesë drejtësinë me veprime konkrete duke ruajtur të njëjtin standard për të korruptuarit që hetohen nga SPAK. Në këtë mënyrë nuk do jetë i surprizuar, sepse ai e di më mirë nga të gjithë, që kush shpërdoron detyrën e meriton burgun.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme