Politika 9 December 2025, 11:01 Nga VNA

Rama shpërthen ndaj Shoqatës së Gjyqtarëve: Nuk është presion, është e vërteta – dhe për pagat 1,600 euro nuk do të hesht

Ndaje në Whatsapp
Rama shpërthen ndaj Shoqatës së Gjyqtarëve: Nuk

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, e cila e akuzon për “presion” ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve paska bërë deklaratë për t’u ankuar për ‘presionin’ tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu: ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta”, shprehet Rama.

Ai thekson se gjatë këtyre viteve ka mbështetur drejtësinë, edhe duke heshtur për vendime që, sipas tij, kanë cenuar të drejtat e qytetarëve dhe interesat e shtetit.

“Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen”, deklaron Rama.

Kryeministri kritikon gjithashtu kërkesën e shoqatës për rritjen e pagave me vendim gjykate, duke e cilësuar si tejkalim kompetencash.

“Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur ndaj Gjykatës Kushtetuese për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit”, thekson ai.

Sipas Ramës, kërkesa në fjalë synon një rritje të re prej 1,600 eurosh për magjistratët dhe këshilltarët e tyre.

“Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1,600 eurosh – po po, 1,600 euro plus pagës aktuale”, shprehet Rama.

Në fund, kryeministri thekson se qeveria mbetet e hapur për dialog institucional, por paralajmëron për rrezikun e papërgjegjshmërisë brenda sistemit.

“Në ndërkohë, unë dhe qeveria e shumica parlamentare që kam nderin të udhëheq, mirëpresim krahëhapur çdo komunikim institucional me shoqatën në fjalë, për të adresuar nevojat dhe sfidat e drejtësisë së re, ku parimi i shenjtë i pavarësisë së gjyqësorit duhet mbrojtur me çdo kusht jo vetëm nga ndërhyrjet e jashtme të kujtdoqoftë, përfshirë edhe mua vetë, por edhe nga krimbi i brendshëm i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve, i cili bren përditë besimin e popullit tek drejtësia”, përfundon Rama.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme