Politika 29 March 2026, 10:52 Nga VNA

Rama shpall edhe një herë “mrekullinë ekonomike”: shifrat që rriten bashkë me varfërinë e shqiptarëve

Ndaje në Whatsapp
Rama shpall edhe një herë “mrekullinë ekonomike”:

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur edhe këtë të diel podkastin e tij “Flasim” për të treguar se ekonomia shqiptare vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer. Sipas tij, shifrat e tremujorit të fundit të vitit 2025 konfirmojnë një rritje ekonomike rreth 4%, duke dëshmuar – siç tha – stabilitetin dhe ritmin e qëndrueshëm të zhvillimit.

Në këtë panoramë optimiste, Shqipëria nuk është më një ekonomi e kufizuar në pak sektorë, por një vend që ofron mundësi investimi “thuajse në çdo drejtim”. Rama theksoi se ekonomia po diversifikohet dhe po tërheq gjithnjë e më shumë sipërmarrës dhe investitorë nga jashtë.

Kreu i qeverisë foli edhe për turizmin, duke theksuar se vendi ka arritur shifrën e 12 milionë turistëve në vit, ndërsa investimet e huaja direkte kanë kaluar 1.5 miliardë euro në vit. Sipas tij, këto tregues dëshmojnë transformimin e madh të ekonomisë shqiptare gjatë dekadës së fundit.

Rama përmendi edhe organizimin e edicionit të dytë të MatchMaker Albania, një aktivitet që mblodhi rreth 1200 pjesëmarrës dhe afro 500 investitorë ndërkombëtarë nga më shumë se 40 vende, ku sipas tij janë krijuar mundësi konkrete për partneritete dhe projekte të reja investimi.

Sipas kryeministrit, modeli i vjetër i ekonomisë shqiptare – i bazuar kryesisht te krahu i lirë i punës dhe një turizëm modest – i përket tashmë së shkuarës. Në vend të tij, ai tha se është ndërtuar një model i ri që krijon vlerë të shtuar, cilësi dhe bashkëpunime afatgjata.

Natyrisht, në këtë Shqipëri të statistikave, ku ekonomia rritet, investimet shtohen dhe turistët vijnë me miliona, mbetet vetëm një pyetje e vogël për t’u sqaruar: ku ndodhen shqiptarët në gjithë këtë histori suksesi?

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme