Politika 1 December 2025, 14:55 Nga VNA

Rama reagon sërish për vendimin e GJKKO ndaj Ballukut, u përgjigjet kritikëve dhe i çon mesazh tjetër GJK-së

Ndaje në Whatsapp

Rama reagon sërish për vendimin e GJKKO ndaj Ballukut, u

Në një video që nis si përgjigje ndaj atyre që e kritikojnë për deklaratat ndaj vendimit të GJKKO për Ballukun, kryeministri Edi Rama e ka quajtur sërish pezullimin si një ndërhyrje e pushtetit gjyqësor në pushtetin ekzekutiv. Rama pretendon se shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

Ndërsa për kritikët, ai tha se nuk bën presion ndaj askujt, por është palë në proces duke i dhënë legjitimitetin vetes të flasë për këtë çështje.

“E kam ankimuar unë, natyrisht si kryeministër dhe jo si Edi Rama, dhe natyrisht jo për një individ, një ministër që në këtë rast është edhe zëvendëskryeministër, por për parimin. Për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve. Për parimin e mosndërhyrjes së një pushteti të pavarur në përbërjen e pushtetit të pavarur ekzekutiv. Për parimin e mosmarrjes së kompetencave të kryeministrit dhe të presidentit nga një prokuror dhe një gjykatës.

Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe një gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike shqiptare do të krijonte një precedent të rrezikshëm dhe kërcënues.

Është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lejuar atë që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve. Pra, unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt dhe nuk flas për një proces gjyqësor që zhvillohet diku dhe nuk ka lidhje me rolin tim”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu lëshoi një tjetër mesazh për Gjykatën Kushtetuese, për vendimin që duhet të marrë.

“Mua nuk më mbetet vetëm të përsëris urimin tim që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë t’ia kursejë Republikës së Shqipërisë shpikjen e një risie totalisht të pamirëseardhur në historinë e drejtësisë demokratike europiane”, tha ai.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme