Politika 28 February 2026, 20:03 Nga VNA

Rama reagon ndaj protestës së opozitës: Shqipëria është me botën e lirë, jo me plehrat kundër qytetarëve

Ndaje në Whatsapp
Rama reagon ndaj protestës së opozitës: Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës së opozitës që po zhvillohet në Tiranë, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e tij dhe të kabinetit qeveritar.

Në një deklaratë në rrjetin social X, Rama u shpreh se “Shqipëria është me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit”. Ai shtoi gjithashtu se opozita “është me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, duke e cilësuar protestën si një akt politik që, sipas tij, dëmton imazhin dhe jetën e përditshme të kryeqytetit.

 

Postimi

Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme