Politika 5 November 2025, 12:17 Nga VNA

Rama: “Qeveria ime nuk largohet pa anëtarësuar Shqipërinë në BE”, dhe mbyll konferencën me nervozizëm përballë pyetjeve për korrupsionin

Ndaje në Whatsapp
Rama: “Qeveria ime nuk largohet pa anëtarësuar
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria e tij “nuk do të largohet nga pushteti pa e futur Shqipërinë në Bashkimin Europian”, gjatë një deklarate të përbashkët me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian.

“Ndihuni mirë të gjithë, mbështetës e kundërshtarë, sepse kjo qeveri i ka bërë detyrat. Kjo qeveri nuk do të shkojë pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE-së,” tha Rama, duke insistuar se afërsia me BE është garanci për qytetarët dhe kontroll më i rreptë ndaj qeverisjes.

Por, përtej retorikës optimiste, raporti i BE-së rikujton sfidat e thella të vendit: frenimin e korrupsionit, funksionimin e drejtësisë, transparencën, liritë demokratike dhe kushtet socio-ekonomike që ende nuk përputhen me standardet europiane. Shqipëria vijon të përjetojë kosto të larta jetese, paga të ulëta dhe emigrim masiv, shenja të një realiteti që nuk e mbështet narrativën e qeverisë për progres të qëndrueshëm.

Tensionet u bëjnë më të dukshme në fund të konferencës. Teksa gazetarët nisën pyetjet për hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë, përfshirë zëvendëskryeministren e dytë, Rama e ndërpreu papritur seancën dhe u largua, duke mos lejuar vijimin e pyetjeve.

Mbyllja e menjëhershme e konferencës, e shoqëruar me një ton të dukshëm nervozizmi, theksoi pikërisht pikën e dobët të qeverisë: heshtjen ndaj çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë, në një moment kur integrimi europian kërkon pikërisht transparencë dhe llogaridhënie.

Ky kontrast mes premtimeve të bujshme dhe sjelljes së tensionuar përballë pyetjeve për korrupsionin mbetet një kujtesë se rruga drejt BE-së nuk përshkruhet me slogane politike, por me standarde të panegociueshme, dhe Shqipëria ende nuk i ka përmbushur ato.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme