Politika 31 March 2026, 17:19 Nga VNA

Rama: Problemi është çmimi i naftës, jo përplasja me Spiropalin në PS

Ndaje në Whatsapp
Rama: Problemi është çmimi i naftës, jo përplasja me

Kryeministri, Edi Rama, duket se është shqetësuar nga përplasjet brenda PS gjatë mbledhjes së fundit të grupit të zgjeruar parlamentar.

Në takimin që zhvilloi me asamblenë socialiste të Njësisë 7 në kryeqytet, Rama u ndal pikërisht tek këto përplasje, të cilat nuk i mohoi. Ndërsa i la mediat jashtë takimit që e zhvilloi me dyer të mbyllura dhe me terr të plotë informativ, ai akuzoi mediat që i cilësoi “kanale, portale dhe tenxhere”, që në vend që “të raportojnë hallet e shqiptarëve dhe problemet në vend, informojnë se çfarë i thashë unë njërës apo tjetrit’.

“Kanalet dhe portalet merren shumë pak me problemet reale dhe hallet e Shqipërisë, merren me thashetheme, me llafe, gjysmë të vërteta, akuza dhe kundërakuza, duke e kthyer hapësirën e komunikimit publik në një Pazar të madh ku ziejnë të gjitha tenxheret. Ishte spektakolare, e pabesueshme edhe për mua që, besoj që nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, që e bëjmë çdo fund muaji, për të diskutuar tema specifike, për të dëgjuar qeveria deputetët dhe anasjelltas”, u shpreh ai.

Kryeministri vijoi më tej duke treguar se çfarë, sipas tij, duhet të raportojë media, duke nënvizuar se më e rëndësishme për publikun është rritja e çmimit të naftës sesa përplasjet në PS.

“Raportojnë për publikun çfarë i tha Edi Rama njërës e çfarë i tha tjetrit. Natyrisht që shqetësimi nuk është ky. Njerëzit kanë votuar dhe duan të dinë gjëra të tjera. Janë të shqetësuar për çmimin e naftës, kjo është jeta reale. Çmimi që rritet si rezultat i një lufte”, u shpreh ai.

Megjithatë, kryeministri duhet të dijë se risia e ngjarjeve përbën lajm kryesor. Në këtë kuptim, nuk përbën më lajm fakti që masat e vakëta të qeverisë nuk arrijnë të ulin çmimin e naftës në Shqipëri. Ndërsa e kundërta ndodh kur, pas kaq shumë vitesh, nisin përplasjet brenda një partie që ka funksionuar si një strukturë e drejtuar nga urdhrat e një shefi dhe vartësit e tij të bindur. Sidomos kur kjo përplasje ndodh mes “Skënderbeut” dhe “Mamicës”.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme