Politika 25 January 2026, 19:07 Nga VNA

Rama pritet me nderime nga Netanjahu ndërsa në Gaza vriten të pafajshëm pavarësisht marrveshjes së armëpushimit

Ndaje në Whatsapp
Rama pritet me nderime nga Netanjahu ndërsa në Gaza vriten të

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Izrael nga data 25 deri më 27 janar, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Ai do të shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Sipas axhendës zyrtare, Rama do të mbajë një fjalim në seancën plenare të parlamentit izraelit (Knesset), në një format të rezervuar për disa liderë të huaj, dhe të hënën, më 26 janar, do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i ndjekur nga një takim mes delegacioneve dhe një deklaratë për shtyp.

Vizita zhvillohet në një moment të tensionuar ndërkombëtarisht, teksa Izraeli vijon operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim. Ditët e fundit janë raportuar vrasje të reja të civilëve palestinezë nga sulme me dronë, bombardime dhe zjarr artilerie në Gaza City, Jabalia dhe zona të tjera të enklavës.

Burime mjekësore në Gaza raportojnë viktima pothuajse çdo ditë, përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa spitalet funksionojnë në kushte kritike për shkak të mungesës së pajisjeve, energjisë dhe barnave. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që nga tetori 2023 janë vrarë mbi 71 mijë palestinezë dhe janë plagosur mbi 170 mijë të tjerë, shifra që vazhdojnë të rriten.

Ndërkohë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbetet nën hetim dhe i shpallur i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, lidhur me operacionet ushtarake në Gaza.

Në këtë kontekst, disa liderë europianë kanë zgjedhur të distancohen diplomatikisht nga Netanyahu. Qeveri dhe krerë shtetesh në Europë kanë shmangur ftesat zyrtare, vizitat bilaterale apo takimet publike me të, për shkak të kostos politike dhe ligjore që lidhet me urdhër-arrestit të ICC-së dhe presionit ndërkombëtar mbi luftën në Gaza.

Vizita e Ramës në Izrael, në mes të vrasjeve të reja në Gaza dhe izolimit në rritje të Netanyahu-t, pritet të ngrejë pikëpyetje mbi balancën mes diplomacisë shqiptare, mesazhit politik dhe realitetit të luftës në terren.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme