Politika 19 September 2025, 14:49 Nga VNA

Rama prezanton ministren e Brendshme me kritika hipokrite për vartësit e kësaj ministrie

Ndaje në Whatsapp
Rama prezanton ministren e Brendshme me kritika hipokrite për vartësit

Pas marrjes së dekretit nga Presidenti për qeverinë e mandatit të katërt, Kryeministri Rama zhvilloi konferencën e parë për mediat, ku prezantoi edhe ministren e re të Brendshme, Albana Koçiu. Duke qenë përballë drejtuesve të institucioneve në varësi të kësaj ministrie, Rama nuk kurseu kritikat ndaj disa prej tyre për dështimet në disa fusha, si të mos kishte qenë vetë kryeministër prej 12 vitesh.

Një prej kritikave ishte edhe ajo për Policinë e Shetetit që ka përgjegjësi edhe për kontrollin e teritorit dhe ndërtimeve pa leje. Ai ironizoi situatat absurde ku qytetarë të thjeshtë, madje edhe të moshuar, janë ndëshkuar për ndërtime minimale, ndërkohë që ndërtues të mëdhenj si ai i pallatit “Syri i tiranës”, kanë vepruar për vite të tëra pa pengesa.

“Një burrë 90 e kusur vjeç përfundoi në prokurori e gjykatë si ndërtues pa leje për një riparim matanë Dajtit. Ndërkohë në mes të Tiranës, Syri i Tiranës ka 4 a 5 kate pa leje”, tha Rama.

Por ironia e kryeministrit është hipokrizia për propagandën e radhës. “Syri i Tiranës” në mes të kryeqytetit është aq i lartë, sa edhe nëse nuk ka rënë në sytë e policisë, do ishte pikas nga kryeministri për katet pa leje duke qenë se është ai që ka firmosur lejen për ndërtimin e tij. Denoncimet në media do kishin mjaftuar që institucionet t’i shkonin ndërtuesit tek pallati për t’i tërhequr veshin që në katin e parë pa leje dhe jo pasi ndërtoi 7 të tjera jashtë lejes së ndërtimit.

Por mesa duket Rama ka pritur mandatin e katërt dhe të vërë një ministre grua që të kujtohet për kritika. Hipokrizia duket edhe në krahasimin që bën me qytetarë të thjesht që përndiqen nga policia për një riparim prapa Dajtit, kur në fakt ky është standarti i vënë prej tij që në vitin e largët 2013.

Megjithatë, Rama foli edhe për Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, ku nuk harroi të sulmonte edhe ish-drejtuesin e AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj për të cilin tha se ndërton banesë pa leje, është falsifikator dhe drejtues injorant. Kujtojmë se për rastin e këtij të fundit, kryeministri bëri “kurban” në facebook edhe gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së parë Administrative, Marko Boshku, pse i dha të drejtë Glodian Ahmetajt.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme