Politika 13 March 2026, 14:15 Nga VNA

Rama pretendon se ka faktorë që duan të pengojnë portin e ri të Durrësit, por nuk përmend asnjë emër

Ndaje në Whatsapp

Rama pretendon se ka faktorë që duan të pengojnë portin e ri

Kryeministri, Edi Rama, përsëriti sërish sot se ka pasur faktorë të jashtëm që duan të pengojnë portin e ri të Durrësit. Por kryeministri refuzoi të bëjë publikë emrat se cilët janë shtetet apo faktorët që bëjnë presion për të penguar këtë projekt të qeverisë.

“E thashë dy herë që tërheqja e kompanisë është argumentuar me krizën dhe ne nuk kemi asnjë të dhënë që të na japë idenë se ku mund të ketë pasur ndonjë presion. Por ama është e sigurt që faktorë të ndryshëm, për arsye interesash të natyrave të ndryshme, dhe i përmenda cilat mund të jenë këto interesa, nuk e mirëpresin ndërtimin e një porti të ri. Kjo është luftë ekonomike, është edhe luftë e brendshme interesash”, tha Rama.

Mos përmendja e emrave nga ana e kryeministrit shton edhe më shumë pikëpyetjet për vërtetësinë e këtyre pretendimeve dhe për projektin në fjalë. Pasi jo vetëm që është një më të rëndësishmit për vendin, por është edhe një nga investimet me peshën më të madhe në buxhet.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme