Politika 15 April 2026, 10:43 Nga VNA

Rama premton rindërtim për pallatin e djegur në Tiranë, por pa emra dhe pa përgjegjësi për atë që ndodhi

Ndaje në Whatsapp
Rama premton rindërtim për pallatin e djegur në Tiranë, por

Gati 24 orë pas zjarrit të rëndë që shkrumboi një pallat në Tiranë, kryeministri Edi Rama reagoi duke njoftuar se godina do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, edhe pse sipas të dhënave paraprake shkaku i zjarrit nuk ka lidhje me ndërtimin.

Në pamje të parë, deklarata tingëllon si një garanci për familjet e dëmtuara: shtëpitë do të rindërtohen dhe taksapaguesit nuk do të paguajnë për dëmin. Por pas këtij premtimi mbetet një pyetje thelbësore: po përgjegjësia, kujt i takon?

Kryeministri flet për një “ndërtues” që do të marrë përsipër rindërtimin, por nuk e përmend emrin e tij. Në të njëjtën kohë, edhe Sali Berisha ka reaguar për çështjen duke përmendur një emër tjetër për ndërtuesin, gjë që vetëm sa e ka shtuar konfuzionin publik. Kështu, figura e këtij ndërtuesi mbetet në mjegull, ndërsa publiku nuk merr asnjë informacion të qartë.

Por edhe nëse ndërtesa rindërtohet, kjo nuk i përgjigjet pyetjeve më të rëndësishme.

Kush e ka kontrolluar këtë pallat për standardet e sigurisë nga zjarri?
A janë bërë inspektimet e nevojshme?
Cilat institucione kanë dhënë lejet dhe certifikatat përkatëse?

Një ndërtesë nuk është vetëm një investim privat. Ajo është një hapësirë ku jetojnë familje dhe për këtë arsye kontrolli i standardeve të sigurisë është përgjegjësi publike.

Deklarata se “do ta rindërtojë ndërtuesi” mund të duket si zgjidhje për pasojën, por nuk është përgjigje për shkakun. Për më tepër, ajo krijon përshtypjen e një zgjidhjeje politike për të qetësuar opinionin publik, pa u përballur me zinxhirin e përgjegjësive institucionale.

Në fund të fundit, rindërtimi i apartamenteve mund të rikthejë muret, por nuk rikthen besimin nëse nuk sqarohet se çfarë ndodhi dhe kush mban përgjegjësi.

Në të kundërt, historia e këtij pallati rrezikon të mbetet edhe një rast tjetër ku dëmi rregullohet, por përgjegjësia mbetet jetim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme