Politika 17 January 2026, 14:42 Nga VNA

Rama pranon neglizhencën e qeverisë: Mungesa e infrastrukturës solli përmbytjet, por fajin kryesor e kanë ndryshimet klimatike dhe shishet plastike

Ndaje në Whatsapp

Rama pranon neglizhencën e qeverisë: Mungesa e infrastrukturës

Kryeministri, Edi Rama, ka pranuar se mungesa e infrastrukturës mbrojtëse, si hidrovoret dhe kanalet kulluese, ka kontribuar në përmbytjet e javëve të para të muajit janar.

“Mungesa e infrastrukturës mbrojtëse, hidrovoreve dhe kanaleve kulluese, është rritur në mënyrë domethënëse në 10 vitet e fundit, por analiza e bërë tregon se ka pika ku rezistenca është më e dobët”, tha ai.

Por Rama vijon të mbajë qëndrimin se fajin kryesor për përmbytjet e kanë ndryshimet klimatike dhe shishet plastike. Në takimin që zhvilloi me kryebashkiakët, Rama kritikoi ashpër papërgjegjshmërinë e qytetarëve që hedhin mbetje në rrugë dhe hapësira publike.

“Viti nisi me një situatë të vështirë atmosferike dhe na përballi me sfidën e emergjencës, në kushtet kur emergjencat po bëhen sistematike dhe po marrin një profil tjetër si rezultat i ndryshimeve klimatike. Kjo situatë u ndërlikua, ndër të tjera, edhe nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e shumëkujt ndër ne, i cili si qytetar apo si vizitor shqipfolës e konsideron këtë vend si një landfill kudo ku ndodhet dhe hedh shishen e zbrazur të ujit apo qesen plastike”, tha ai.

E thënë me fjalë të thjeshta, miliona eurot e shpenzuara nga qeveria për kanalizime, rrjete kullimi dhe për menaxhimin e mbetjeve, nuk kanë dhënë rezultat dhe tashmë synohet që zgjidhja të arrihet përmes sensibilizimit të qytetarëve.

Megjithatë, ashtu siç është bërë tashmë e zakonshme që masat e qeverisë të vijnë pasi fatkeqësia ndodh, edhe këtë herë Rama paralajmëroi ngritjen e një task-force mes qeverisë dhe pushtetit vendor, për të konceptuar një plan që shtrihet nga sensibilizimi deri te veprimi konkret për pastrimin e mbetjeve.

Kryeministri vijoi më tej me kritika ndaj kryebashkiakëve, duke theksuar se ata nuk kanë përmbyllur fazën e parë të paketës së maleve. Ndonëse kjo paketë është parë me skepticizëm nga ekspertë të fushës, për shkak se mund të nxisë konflikte pronësie në zonat ku do të aplikohet, Rama është zotuar për ta përmbushur projektin.

Madje, ai u ka vendosur kushte edhe kryetarëve të bashkive, duke theksuar se nëse duan të rikandidojnë në zgjedhjet e ardhshme, duhet të plotësojnë kuotën e vendosur nga qeveria.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme