Politika 22 January 2026, 12:43 Nga VNA

Rama përgjigjet akuzave të opozitës: “Zgjodha të takoja Ivankën, jo Trump”

Ndaje në Whatsapp
Rama përgjigjet akuzave të opozitës: “Zgjodha të

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot në Kuvend akuzave të opozitës për mungesën e tij në Forumin Ekonomik në Davos. Me një dozë ironie, Rama shpjegoi se ishte përballur me një zgjedhje mes takimit me presidentin amerikan Donald Trump dhe pritjes së vajzës së tij, Ivanka Trump, në Shqipëri.

"Që të mos shqetësoheni pse nuk isha atje, unë duhej të bëja një zgjedhje: të përgjigjesha ftesës së babait apo të mirëprisja vajzën në Shqipëri. Zgjodha vajzën, natyrisht me lejen e babait,” deklaroi Rama.

Ndërkohë, kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Parlament, pas vlerësimit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, iu drejtua Ramës duke e quajtur “palloshi i Belindës”. Kryeparlamentari Niko Peleshi ndërhyri duke paralajmëruar Berishën që të lirojë foltoren, duke paralajmëruar masa në rast të kundërt.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme