Politika 9 March 2026, 11:56 Nga VNA

Rama për Portin e Porto Romanos: Projekti do të bëhet, kundërshtarët i kanë bërë llogaritë gabim

Ndaje në Whatsapp
Rama për Portin e Porto Romanos: Projekti do të bëhet,

Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti për ndërtimin e portit të ri tregtar dhe ushtarak në Porto Romano do të realizohet, pavarësisht kritikave dhe përpjekjeve për ta bllokuar.

Duke folur për projektin, Rama u shpreh se ndërtimi i portit të ri parashikon trefishimin e kapaciteteve përpunuese aktuale dhe krijimin e një zone të lirë ekonomike dhe një parku logjistik.

“Krijohet një nyje e re me fuqi strategjike dhe logjistike të konsiderueshme, jo thjesht për rajonin, por edhe si një vlerë e shtuar për BE dhe NATO”, u shpreh ai.

Sipas kryeministrit, projekti është kompleks dhe ka hasur edhe kundërshti.

“Porto Romano është një nga proceset më të ndërlikuara. Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi. Xhelozitë janë të zakonshme mes vendeve që janë në stade të caktuara zhvillimi. Është një proces shumë i sofistikuar me projektin e studios më të madhe në botë për ndërtimin e infrastrukturës portuale nga Hollanda”, tha Rama.

Ai shtoi se ka edhe armiqësi ndaj projektit, por paralajmëroi se përpjekjet për ta bllokuar nuk do të kenë sukses.

“Ata që e luftojnë projektin, ata që s’po lënë gur pa lëvizur për ta bllokuar projektin, ne e dimë kush janë dhe i kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do të bëhet”, deklaroi Rama.

Projekti i portit të Porto Romano është kundërshtuar nga kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Grant Van Cleeve, i cili ka argumentuar se përmasat e parashikuara janë të kufizuara dhe nuk shfrytëzojnë potencialin strategjik të Shqipërisë në rajon. Sipas tij, një port i vogël rrezikon të mos gjenerojë volumin e nevojshëm për të mbështetur Korridori 8, duke e lënë konkurrencën në favor të porteve të mëdha rajonale.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme