Politika 11 September 2025, 12:26 Nga VNA

Rama për dorëheqjen e Ermal Dredhës: Duke qenë larg Vlorës, u zbut më shumë seç duhet

Ndaje në Whatsapp
Rama për dorëheqjen e Ermal Dredhës: Duke qenë larg

Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë publikisht dorëheqjen e Ermal Dredhës nga posti i kryetarit të Bashkisë së Vlorës. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama tha se dorëheqja nuk erdhi për fajin e tij, por për shkak të drejtoëreve dhe vetëkënaqësisë dhe karshillëkut të tyre.

Ndërsa për kryebashkiakun e dorequr tha se duke qenë larg Vlorës u zbut më shumë seç duhet.

"Nga gjithë sa pashë, dëgjova dhe kuptova dhe vajtova mbi situatën e qytetit dhe shërbimin e drejtorive qendrore në atë territor. Vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit, dembelizëm dhe karshillëk ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe, atdhe pa din e iman me mandatin e drejtorit. Se nëse lidhet me kryetarin e bashkisë bëhet gabimi tjetër që ia lëmë vetëm Vlorës. Nuk është vetëm Vlora dhe dorëheqja e Ermalit, është treguesi i asaj që thashë i një njeriu që e ndjen, e do Vlorën dhe që i vetmi problem që ka është se duke nejt për një kohë të gjatë larg Vlorës e Shqipërisë, u zbut më shumë se çfarë duhet për të përballuar aradhenë", tha Rama. 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme