Politika 31 July 2025, 08:15 Nga VNA

Rama për arrestimin e Veliajt: “Partia jonë nuk është mburojë për askënd, kemi bërë diçka radikale”

Ndaje në Whatsapp
Rama për arrestimin e Veliajt: “Partia jonë nuk është

Në një intervistë të gjatë për revistën prestigjioze gjermane ZEITmagazin, kryeministri Edi Rama është pyetur drejtpërdrejt për arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe për ndikimin e korrupsionit në qeverinë e tij.

Duke iu përgjigjur gazetarit gjerman që e pyeti nëse korrupsioni ka prekur qeverinë shqiptare, Rama pranoi se “njerëzit në nivele të ndryshme të qeverisjes preken nga korrupsioni”, por theksoi se pyetja më e rëndësishme është si reagon shteti ndaj këtyre rasteve.

“Jam krenar që kemi bërë diçka të madhe – radikale: një reformë gjyqësore që, për herë të parë në historinë tonë që nga pavarësia në vitin 1912, i solli zyrtarët e lartë para një gjyqësori të pavarur dhe çoi në akuza ose dënime”, deklaroi Rama.

 

Ai mohoi që Partia Socialiste të jetë kthyer në një mburojë për personat e përfshirë në afera korruptive, duke thënë: “Për dekada, përgjigjja ka qenë të formohej një mburojë mbrojtëse. Ne i kemi dhënë fund kësaj. Partia jonë nuk është një mburojë mbrojtëse për askënd; shumica jonë në Parlament është vetëm mburoja e gjyqësorit të pavarur.”

Për kritikat e vazhdueshme ndaj qeverisë, Rama u shpreh se ato janë pjesë e “çmimit të pushtetit”.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme