Politika 1 August 2025, 12:37 Nga VNA

Rama, pas prokurores sulmon dhe gjyqtarin: “Thikë pas shpine shtetit”

Ndaje në Whatsapp
Rama, pas prokurores sulmon dhe gjyqtarin: “Thikë pas shpine

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas një tjetër vendimi të marrë nga sistemi i drejtësisë, të cilin ai e konsideron si një goditje kundër interesit publik dhe ligjshmërisë. Pas kritikave të forta ndaj prokurores Elsa Gjeli, e cila sipas tij nuk ndërmori hetime për një kompleks turistik të ndërtuar pa leje në Theth, Rama ka akuzuar edhe gjyqtarin Hazbi Balliu për një vendim që favorizon ndërtuesit informalë.

 

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se gjyqtari Balliu vendosi një masë sigurie që i rikthen ndërtuesve një pallat të konfiskuar nga shteti, pavarësisht shkeljeve të rënda ligjore. “Pas prokurores Gjeli, e cila nuk hapi hetime për një fshat turistik të ndërtuar pa leje në zemër të Thethit, dje u shfaq gjyqtari Balliu, i cili i ktheu një pallat të konfiskuar ndërtuesve të paligjshëm, duke vendosur masë sigurie në favor të tyre”, shkruan Rama.

Ai e cilëson këtë veprim si pjesë të asaj që e quan “llogorja e Antishtetit dhe Antiligjit”, duke akuzuar segmente të drejtësisë për bashkëpunim të hapur me shkelësit e ligjit dhe për sabotim të reformës në drejtësi. “Janë thika pas shpine jo ndaj qeverisë, por ndaj shtetit dhe qytetarëve të ndershëm”, shkruan Rama, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet e pavarura të qeverisjes së drejtësisë.

Kryeministri nuk kurseu ironinë dhe kritikat edhe ndaj organeve të reja të drejtësisë, që sipas tij kanë zgjedhur të heshtin përballë këtyre rasteve skandaloze. “Ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së gjyqësorit? Ku ta kërkojmë ne llogarinë për thikat që Republika merr nga Gjelat e Ballinjtë brenda sistemit të drejtësisë?”, shkruan ai.


Në fund të reagimit, Rama thekson se qytetarët i kanë dhënë qeverisë së tij një mandat të qartë për ta çuar vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ndërtimit të një shteti të së drejtës deri në vitin 2030. “Drejtësia vonon, por nuk harron”, përfundon ai, duke lënë të kuptohet se përplasjet me segmente të drejtësisë do të vijojnë edhe më tej

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme