Politika 26 February 2026, 12:49 Nga VNA

Rama pas ligjit ndryshon dhe stadartin: Dorëheqja dhe mbrojtja e PS ndaj të akuzuarve të SPAK i quan normale

Ndaje në Whatsapp

Rama pas ligjit ndryshon dhe stadartin: Dorëheqja dhe mbrojtja e PS ndaj

“Ne nuk mund të hymë në vallen e dorëheqjeve automatike sa herë ngrihet një akuzë. E di unë shumë mirë teorinë dhe praktikën europiane të dorëheqjes morale, por sot në Shqipëri, ku përmes SPAK drejtësia po bën një shërbim të pamohueshëm për vendin, por edhe një dëm serioz për administratën, mekanizmi i qeverisjes nuk mund të kurdiset dhe shkurdiset sa herë bëhet një akuzë”, u shpreh sot Edi Rama në mbledhjen që zhvilloi me grupin parlamentar të PS.

Por deklarata e kryeministrit tregon ndryshimin e qasjes së tij ndaj drejtësisë dhe hedhjen në kosh të stadartit që kishte vendosur para disa vitesh për socialistët.
Për kujtesë, në qershor të vitit 2021 kur po mbahej Kongresin e PS, Rama u jepte një mesazh të qartë vartësve të tij.

“Flamuri i PS nuk do të bëhet mbulesë për asnjë ministër, deputet, drejtor, shef, nëse drejtësia e re do të kërkojë hesap prej tij apo prej saj. Reagimi ynë do të jetë edhe më i qartë, edhe më i prerë: Ik sqarohu para drejtësisë me avokatin tënd”, shprehej ai.

Këtë mesazh Rama e rikujtonte edhe në korrik të atij viti, kur peshqit e mëdhenj të administratës, siç ishte rasti i kryebashkiakut socialist të Lushnjës, kishin filluar të binin në rrjetën e SPAK.

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre”, shprehej Rama.

Në fakt ky stadart u mbajt për disa nga vartësit dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilat sapo merrnin informacionin se ishin në radarin e hetimeve të drejtësisë, jepnin dorëheqjen disa muaj para se të kërkohej arrestimi.

Çuditërisht me kalimin e kohës, kur goditja në radhët e PS po kap edhe zëvendëskryeministren në detyrë, vjen dhe ndryshimi i qëndrimit të kryeministrit në raport me atë që ka thënë dhe drejtësinë. Dikur dorëheqja e padiskutueshme dhe mbështetja e partisë për të akuzuarit as nuk mendohej dhe ishin stadart i vënë prej tij. Ndërsa sot edhe pse është i vetëdijshëm se është praktikë europiane, për Ramën qënka dëm serioz për administratën.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme