Politika 15 September 2025, 14:57 Nga VNA

Rama nuk kursen kritikat publike ndaj një tjetër gjyqtari për vendimin e dhënë

Ndaje në Whatsapp
Rama nuk kursen kritikat publike ndaj një tjetër gjyqtari për

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me kritikat ndaj sistemit gjyqësor, duke marrë në shënjestër një tjetër gjyqtar për një vendim që, sipas tij, është i padrejtë. Në një postim të gjatë në Facebook, të shoqëruar me foton e gjyqtarit, Rama ka kundërshtuar ashpër vendimin që lejon rikthimin në detyrë të një ish-punonjësi të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili sipas tij kishte ndërtuar pa leje dhe kishte mashtruar autoritetet.

Kreu i qeverisë deklaron se ish-punonjësi është larguar nga detyra për shkak të mashtrimit që kishte bërë me ndërtimin pa leje, ndërsa gjyqtari, sipas tij, jo vetëm që nuk ka marrë në konsideratë këto shkelje, por ka urdhëruar edhe rikthimin e tij në punë.

Ky është rasti më i fundit në serinë e kritikave që kryeministri ka adresuar ndaj gjyqtarëve për vendime të caktuara. Megjithatë, ndërhyrja publike dhe personale ndaj anëtarëve të gjyqësorit përbën një precedent që del jashtë kornizave të ligjit.

Sipas legjislacionit në fuqi, çdo palë që kundërshton një vendim gjykate, ka të drejtën ta apelojë atë në një instancë më të lartë. Edhe kryeministri kur gjykon se vendimi është i padrejt, duhet t’i drejtohet gjykatës dhe jo facebookut.

Komentet publike nga ana e tij, sidomos kur shoqërohen me ekspozimin personal të gjyqtarëve, ngrejnë shqetësime serioze për respektimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe për nxitjen e presionit publik ndaj gjyqësorit.

Megjithatë, ky precedent vjen edhe për faktin se edhe në rastet e mëparshme, KLGJ që është qeveria e gjyqësorit, nuk ngrihet në nivelin e përgjegjësive që ka për të parandaluar këto sulme publike. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një qëndrim zyrtar për rastin e sotëm.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme