Politika 24 September 2025, 18:18 Nga VNA

Edi Rama fik karrierën e Erion Velisë dhe mban ndezur cigaren e propagandës së Albana Koçiut

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama fik karrierën e Erion Velisë dhe mban ndezur cigaren e

Kryeministri Edi Rama, teksa prezantonte Ogerta Manastirliun si kandidate për Tiranën, nuk harroi të mbrojë edhe një nga gafat më të përfolura të ditëve të fundit: shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm për një cigare të ndezur në lokal.

“Ky është standardi ynë,” tha Rama, duke i dalë në krah ministres së re Albana Koçiu, ndonëse vendimi i saj u kthye në objekt talljeje kudo. Në vend që të fliste për arsyet e largimit të Erion Veliajt apo për garën që e pret PS-në në Tiranë, kryeministri preferoi të shndërrojë një episod qesharak në histori propagande, duke e shitur si shembull “disipline shtetërore”.

Me këtë skenë, Rama duket se kërkon dy gjëra: të lajë duart me Velinë dhe, njëkohësisht, të ndezë një zhurmë të re përmes ministres së tij të Brendshme. Ndërsa qytetarët shohin me habi se si një cigare e fikur kthehet në argument politik, në sfondin e pushtetit socialist bëhet gati gara për fronin e Tiranës.

Në vend të përgjigjeve për Velinë, publiku mori një leksion për cigaret dhe një shfaqje të re të propagandës.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme