Politika 5 April 2026, 09:50 Nga VNA

Rama: Negociatat s’janë bllokuar, opozita përhap gënjeshtra për të nxirë punët e Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Rama: Negociatat s’janë bllokuar, opozita përhap gënjeshtra

Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin më të ri të podcastit të tij “Flasim”, ku është ndalur tek akuzat e opozitës se negociatat me Bashkimin Europian janë bllokuar. Rama e quajti këtë një “gënjeshtër të madhe”, ndërsa theksoi se Shqipëria po vijon normalisht procesin e integrimit.

Sipas tij, pakica parlamentare po përpiqet të nënvlerësojë çdo arritje të qeverisë, duke e mbuluar situatën në vend me “zift dhe baltë”.

“Është bërë e vështirë të marrësh informacion të drejtëpërdrejtë, aq më tepër kur ka nga ata që bëjnë ç’mos që punët e Shqipërisë të mbulohen me baltën e dëshpërimit. Shqipëria ka probleme dhe kemi punë për të bërë, por punët në tërësi janë në vijë. Siç është në vijë edhe procesi historik i integrimit në BE. Deklaratat për bllokimin e negociatave janë një gënjeshtër e madhe”, tha ai.

Rama foli edhe për procesin e brendshëm në Partinë Socialiste, që po zhvillohet në të gjithë vendin për zgjedhjen e drejtuesve të organizatave të PS-së. Ai tha se kjo fushatë nuk është vetëm një proces organizativ, por edhe një mënyrë për të komunikuar me mbështetësit dhe qytetarët.

“Jetojmë në një kohë kur bëhet gjithmonë e më e vështirë për të mësuar të vërtetën apo për të marrë informacion të drejtpërdrejtë për një fakt që të intereson. Kjo fushatë është edhe një mundësi komunikimi mes nesh dhe me ata që na mbështesin ose kanë nevojë të na dëgjojnë”, theksoi Kryeministri.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme