Politika 25 October 2025, 11:45 Nga VNA

Rama në ‘siklet’ nga tallja që bëri me gafën e Donald Trump

Ndaje në Whatsapp
Rama në ‘siklet’ nga tallja që bëri me gafën e
Edi Rama

Tallja që bëri me Aliyev dhe Macron mbi gafën e presidentit të SHBA, Donald Trump, duket se i ka krijuar një siklet kryeministrit Edi Rama, i cili tani shfrytëzon çdo dalje publike gjatë takimeve në BE për ta justifikuar si një shaka momenti.

Gjatë një dialogu në Berlin me moderatorin Ali Asllan, Rama u shpreh se mënyra si u komentua në BE është argëtuese, ndërsa në SHBA sulmoi kundërshtarët e Trump duke thënë se përdorimi që i bënë shakasë tregon se e kanë humbur realitetin.

“Kjo është një shembull tjetër sesa keq janë demokratët në SHBA sepse kjo ka qenë një shaka miqësore me Ilham Aliyev, sepse jemi miq të ngushtë. Ishte vërtet shumë mirë që shiheshim pas kaq përpjekjesh për të vrarë njëri-tjetrin. Fakti që kjo shaka miqësore u bë virale në Evropë është argëtuese, por fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentin ishte diçka që më mërziti shumë në thelb për demokratët, sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë se epërsia morale mjafton për ta pretenduar që Presidenti Trump është aty ku është”, tha Rama.

Dukshëm duket se kryeministri i ka rënë pishmanit për shakanë e tepruar, sidomos me një gafë që ka të bëjë me Donald Trump, një president atipik që nuk harron asnjë fjalë e thënë në dëm të tij. Këtë e ka treguar edhe në takime të tjera, më e fundit me ambasadorin australian, i cili e kishte kritikuar Trump-in gjatë mandatit të parë. Por presidenti amerikan nuk harroi të ia kthente ish-kryeministrit austrialian, duke i thënë se nuk i pëlqente si person dhe as nuk do t’i pëlqente asnjëherë.

Ndoshta edhe Rama, përmes batutave të tij bajate, i druhet ndonjë tërheqje vëmendjeje nga Trump. Prandaj, ai jo vetëm reagon për mediat ndërkombëtare për ta sqaruar, por nuk harron as ta lavdërojë rikthimin e tij si president të SHBA, duke thënë se ka shpëtuar dhe Europën.

“Nëse flasim për Europën, është që unë vazhdoj të besoj, se kur Donald Trump tha dhe vazhdon të thotë; Zoti kishte një plan për të dhe Amerikën, nga përpjekja e tmerrshme për ta vrarë. Unë mendoj se kishte një pjesë të së vërtetës, pasi Zoti e ndihmoi që të shpëtonte dhe Europën”, tha Rama.

Një hipokrizi e radhës nga kryeministri, i cili e quajti Trumpin në mandatin e parë të tij si një “rrezik për botën”. Megjithatë, shpresojmë që të kuptojë se protagonizmi i tepruar ndonjëherë mund të kthehet në karma, sidomos kur tallesh me presidentin e shtetit më të fuqishëm në botë.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme