Politika 28 February 2026, 13:19 Nga VNA

Rama në rolin e këshilltarit global: “Shpalleni Gardën e Iranit organizatë terroriste”

Ndaje në Whatsapp

Rama në rolin e këshilltarit global: “Shpalleni Gardën e

Në një botë ku fuqitë e mëdha lëvizin me kalkulatore strategjike dhe me ekuacione të frikshme gjeopolitike, Edi Rama vendosi ta thjeshtojë çështjen: quajeni Gardën Revolucionare Iraniane me emrin e saj. Terroriste.

Kryeministri shqiptar, në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë në pikën e vlimit, mori pozicionin e mësuesit të klasës: “Terrorizmi duhet emërtuar. Dhe pasi të emërtohet, duhet ndalur.”

Në thelb, Rama po i kërkon Europës të bëjë atë që SHBA dhe Kanadaja e kanë bërë prej kohësh: ta fusë Gardën në listën e organizatave terroriste. Dhe këtë nuk e paraqet si zgjedhje politike, por si çështje qartësie morale.

Ironia? Shqipëria – një vend i vogël në hartën e fuqive globale – po i flet Europës me tonin e dikujt që ka mbaruar durimin me nuancat diplomatike. Në një kohë kur Brukseli llogarit pasoja, Tirana kërkon vendim.

Nëse Europa heziton, Tirana thotë se nuk ka pse të hezitojë.

Dhe kështu, mes deklaratave të mëdha globale, një kryeministër ballkanik i kujton kontinentit se ndonjëherë politika e jashtme nuk është çështje fjalori të kujdesshëm, por guximi për të përdorur fjalën e saktë.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme