Politika 30 October 2025, 11:29 Nga VNA

Rama në Paris me mësimin e gjyshes në xhep: “Mos e lër komshiun të vdesë urie… sidomos kur quhet Serbi”

Ndaje në Whatsapp
Rama në Paris me mësimin e gjyshes në xhep: “Mos e lër
Edi Rama

Në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Edi Rama riktheu sot një element tashmë të njohur të komunikimit të tij publik – gjyshen. Teksa fliste për marrëdhëniet me Serbinë dhe qasjen rajonale, Rama rrëfeu sërish një mësim të marrë prej saj: “Sa më i lumtur komshiu, aq më e lumtur shtëpia. Nëse po feston vet, sigurohu që fqinji të mos jetë duke vdekur urie, sepse i gjithë ky gëzim shkon për dreq.” Mesazhi, i formuluar përmes kujtesës familjare, u përdor nga kreu i qeverisë për të argumentuar se bashkëpunimi është rruga e vetme për Ballkanin, pavarësisht dallimeve dhe çështjeve të pazgjidhura.

Rama u ndal veçanërisht te raporti me Serbinë, duke e cilësuar çështjen e Kosovës si “problemi i madh mes dy vendeve”, por nënvizoi se refuzimi për të bashkëpunuar vetëm sa i dëmton interesat e Shqipërisë dhe rajonit. Ai rikujtoi vizitën e tij në Beograd, duke theksuar se “kemi shkuar në Serbi 68 vjet pas vizitës së fundit” nga një drejtues shqiptar dhe se kjo ka simbolikën e vet në një kontekst historik të ngarkuar.

Kryeministri theksoi se filozofia e tij politike në këtë aspekt mbetet e pandryshuar: “Nuk mund të jemi europianë në Europë dhe ballkanas në Ballkan.” Sipas tij, vendet e rajonit duhet të sillen si partnerë, jo si armiq tradicionalë. Në këtë linjë ai solli edhe kritika ndaj Bashkimit Europian, duke deklaruar se “Evropa është ballkanizuar”, duke iu referuar krizave të fundit politike në disa vende anëtare. “Nuk miratojnë dot një buxhet. Çfarë është kjo? Ballkan”, u shpreh ai, duke përmendur Francën dhe Britaninë e Madhe si shembuj të polarizimit.

Përdorimi i gjyshes si referencë morale nuk është i ri në komunikimin e Ramës. Ai ka treguar më herët histori për mençurinë e saj në një takim në Jeruzalem, ka cituar një thënie të saj në emisionin “Zonë e Lirë” – “mllefi është e zeza e të zotit” – dhe ka përmendur edhe origjinën e saj italiane në intervista të tjera publike. Sot, kjo figurë familjare u rikthye për të mbështetur tezën e tij se politika e jashtme duhet të ndërtohet mbi logjikën e fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit të interesave.

Në Paris, Rama u pozicionua si promotor i stabilitetit në rajon, duke shprehur bindjen se tensionet nuk sjellin as përfitime politike e as zhvillim ekonomik. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi që vendet e Ballkanit të mos presin zgjidhje nga Brukseli duke imituar sjelljet konfliktuale të disa prej shteteve europiane, por të ndërtojnë vetë modelet e bashkëpunimit që u nevojiten.

Mes frazave diplomatike, krahasimeve politike dhe toneve kritike ndaj Bashkimit Europian, gjyshja e kryeministrit u bë edhe një herë pjesë e skenës, si kujtesë narrative dhe mjet komunikimi për të shpjeguar një qasje strategjike që Rama e mbron prej vitesh: normalizim me Serb

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme