Politika 31 March 2026, 17:41 Nga VNA

Rama në Njësinë 7 në krah të Manastirliut, sinjal i qartë pas ambicies së Braçes për Tiranën

Ndaje në Whatsapp

Rama në Njësinë 7 në krah të Manastirliut, sinjal i

Edi Rama ka zgjedhur ndoshta jo fort rastësisht që të shfaqet sot në një takim me kamera në Njësinë nr. 7 të Tiranës, në krah të Ogerta Manastirliut, drejtuese e kësaj njësie. Pas daljes publike të ambicies së Erion Braçes për të qenë kandidat i PS në zgjedhjet e ardhshme lokale në kryeqytet, kjo dalje e kryeministrit duket si një reagim i matur ndaj zhvillimeve të fundit brenda socialistëve.

Në Asamblenë e PS-së në Njësinë 7, Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ogerta Manastirliun, u ndal te zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh i bindur se PS do të shpallet fituese, duke theksuar se përgatitjet kanë nisur më herët se partitë e tjera.

“Besoj që jeni të informuar që kemi nisur një proces gjithëpërfshirës dhe të shtrirë në krejt territorin e Shqipërisë për të bërë një rrugë e dy punë, pasi nga një anë kemi zgjedhjet në organizatat socialiste dhe nga ana tjetër është me vend që të bëjmë një proces bashkëbisedimi në radhë të parë brenda nesh.

Jemi tamam në kohë për të filluar që të mbjellim rezultatin që do të korrim në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të jenë pas 14-15 muajve. Jam i bindur që do jemi fitues, për një arsye tjetër, që është arsyeja që na mbledh sot. I fillojmë përgatitjet shumë para të tjerëve. Kur të tjerët merren me ne, ne merremi me veten.

Dua ta filloj këtë bisedë me ju nga Tirana, por nuk do ndalemi vetëm këtu. Në këtë proces është shumë e rëndësishme të flasim për një sërë gjërash që merren të mirëqena”, tha Rama.

Megjithatë, momenti i këtij takimi nuk kalon pa u vënë re. Dalja e Ramës për të folur gjatë për Tiranën vjen pikërisht pasi Erion Braçe ka shprehur publikisht ambicien për të qenë kandidat i PS për Bashkinë e kryeqytetit.

Dhe në politikë, ndonjëherë edhe vendi ku bëhet një takim është pjesë e mesazhit. Në këtë rast, Rama zgjodhi Njësinë 7 – me kamera dhe me drejtuesen e saj në krah – për të folur për të ardhmen e Tiranës. Se kush do ta përfaqësojë atë në fund, këtë e ja vendosur me kohë Edi Rama.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme